Qëllohet për vdekje në moshën 24 vjeçare këngëtari gej nga Amerika Latine
Kevin Fret, i njohur nga masat e gjera si këngëtari latin i cili doli hapur si gej, u qëllua për vdekje në San Juan, Puerto Rico, konfirmojnë burimet pranë Billboard. Ai ishte vetëm 24 vjeçar.
Burime të tjerë zbardhin detaje se Fret u qëllua në motoçikletën e tij në orën 5.30 të mëngjesit dhe gjeti vdekjen në Qendrën mjekësore në Rio Piedras. Këngëtari nga Puerto Rico u bë i famshëm me këngën të publikuar në prill 2018 me titull “Soy Asi”, një këngë e zhanrit trap që nxorri në pah dhe personalitetin e këngëtarit.
Në një intervistë për mediat lokale Fret u shpreh se doli hapur për orientimin e tij seksual për ti hapur udhën këngëtarëve të tjerë premtues nga komuniteti LGBTQ.
/k.m/
Burimi: Billboard