Në Mars 2016, Qeveria e Shqipërisë nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përgatiti Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë. Plani ishte një angazhim institucional që mbulonte periudhën 2016-2020, i cili përcaktoi udhëzimet kryesore në fushën e legjislacionit dhe zhvillimin e politikave, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave LGBTI, si edhe aksesin në shërbime për personat e komunitetit.
Për të matur përmirësimin e situatës së personave LGBTI në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit të implementimit të planit të veprimit të qeverisë për personat LGBTI, i kërkojmë komunitetit t’i përgjigjet sondazhit të Historia Ime.
Sondazhi përfshin pyetje konkrete të parashikuara nga qëllimet strategjike të planit të veprimit.