Deputetët në Uganda po bëjnë presion për ligje të reja, mbi dënimin me vdekje kundrejt atyre që kryejnë akte homoseksuale
Ligji i ri i propozuar është pengesa më e re, për të drejtat LGBTI në Afrikë. Në maj, gjykata e lartë e Kenias hodhi poshtë një përpjekje për të shfuqizuar ligjet e epokës koloniale që kriminalizojnë homoseksualët.
Homoseksualiteti është i paligjshëm në shumicën e vendeve në kontinentin Afrikan. Në një mori shtetesh, personat homoseksualë përballen me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje. Në Uganda, një vend kryesisht konservator i krishterë, ku aktet homoseksuale dënohen me burgim të përjetshëm.
Në fillim qeveria ka deklaruar se do ta mbështeste këtë veprim, por më pas është tërhequr nga mbështetja e çdo ndryshimi në ligj, pasi donatorët kryesorë të ndihmve në vend kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Don Wanyama, sekretari i lartë i shtypit për presidentin Yoweri Museveni, tha: “Ne kemi kodin penal që tashmë merret me çështje të sjelljes seksuale të panatyrshme, kështu që nuk ka ligj tjetër që do të dalë”.
Ndërsa Simon Lokodo, Ministri i Shtetit të Ugandës për Etikë dhe Integritet, tha se projektligji kishte mbështetjen e tij personale. “Sigurisht që e mbështes projektligjin. Ne nuk mund të lejojmë rekrutimin dhe promovimin e homoseksualizmit në Uganda. Ky është parim, ” tha ai.
Mbështetësit e ligjit të ri të propozuar thonë se kjo do të synonte “promovimin” e homoseksualizmit.
Krimet e urrejtjes ndaj personave homoseksualë, përfshirë sulmet fizike dhe seksuale, shantazhet dhe vjedhjet, janë të zakonshme në Uganda por shumica e viktimave kanë frikë të shkojnë në polici, sipas grupeve të të drejtave që përfaqësojnë.
Advokuesit e të drejtave të njeriut, shprehen se ligjet ekzistuese përdoren gjithashtu për të diskriminuar njerëzit LGBT, duke e bërë më të vështirë për ta gjetjen e një vendi pune ose promovimi, të marrin me qira banesa ose të përdorin shërbime shëndetësore dhe arsimore. Shumë njerëz ikin në vendet fqinje ku diskriminimi, megjithëse akoma akut, është më pak i rëndë.
Në fillim të këtij muaji, Brian Wassa, homoseksual dhe paralegal, vdiq nga plagët e marra gjatë një sulmi në shtëpinë e tij në Ugandën lindore. Wassa është aktivisti i katërt LGBTI që është vrarë në tre muajt e fundit, thonë advokuesit e fushatave.
Nicholas Opiyo, një avokat me bazë në Kampala për të drejtat e njeriut, tha që politikanët ugandas po bënin “vërejtje të pakujdesshme që kanë implikime në jetën reale për qindra persona të komunitetit LGBTQI të Ugandës, të cilët tashmë po përballen me rreziqe të mëdha shoqërore”.
Amnesty International paralajmëroi se përpjekja për të ndryshuar ligjin do të krijonte më shumë urrejtje në një mjedis homofobik.
Clare Byarugaba, një aktivist LGBT me qendër në Kampala, tha se do të ishte tepër e gabuar të nënvlerësohet rezistenca dhe forca e komunitetit homoseksual në Uganda. “Ne luftuam aq shumë kundër homofobisë së legalizuar dhe diskriminimit [në 2014] dhe do të bëjmë të njëjtën nëse ata do të vendosin një ligj tjetër,” tha ajo. /l.k/
Referuar: The Guardian
Burimi i fotos: flickr