Pse askush nuk po flet për masakrën në klubin gej në Meksikë?
Të dielën e kaluar, Omar Mateen kreu një prej vrasjeve më vdekjeprurëse dhe të tmerrshme masive në historinë e SHBA-ve. Thuhet nga ndikimi i ideologjive të Isis, banori i Orlandos hapi zjarr në klubin e natës Pulse: duke vrarë 49 pjesëtarë të komunitetit LGBTQ, dhe duke plagosur 53 të tjerë.
Kuptohet, për shkak të shkallës së rëndë të një tragjedie të tillë, lajmi u mbulua gjerësisht në mbarë botën. Shumë ndanë mendimet dhe ngushëllimet e tyre; duke përfshirë edhe politikanë, të famshëm dhe shumica e mediave kryesore. Dhe kishin të drejtë- ky ishte një moment shkatërrues për njerëzimin, si dhe (më e rëndësishmja) për komunitetin LGBTQ.
Për fat të keq, ama, ky nuk ishte një incident i izoluar. Sipas raporteve të Telesur të Amerikës së Jugut, lajmi i një sulmi të ngjashëm vetëm tre javë më parë – në të cilin shtatë persona u qëlluan për vdekje në një klub gejsh në Veracruz – mezi arriti të kalonte kufirin e shtetit.
“Herët në mëngjes të datës 22 maj, një person i armatosur hyri në La Madame, një klub gay në Veracruz, dhe hapi zjarr mbi një turmë prej rreth 180 njerëzish,” raportohet. “Në total, shtatë vetë u vranë dhe të paktën 12 u plagosën nga ky sulm.”
Artikulli thotë se qeveria meksikane fillimisht hodhi versionin e vrasjeve si një “luftë territoriale mbi shitjet e drogës”, – edhe pse aktivistët LGBT në vend duket se i kanë kundërshtuar këto pretendime. Sipas tyre, autoritetet po injorojnë “aspektin homofobik” të sulmit: një teori që është mbështetur nga rreziku i rritur i dhunës me të cilin përballen shumë njerëz të komunitetit queer Latin.
Aktualisht, mungesa e mbulimit jashtë Meksikës nuk është e lehtë për tu shpjeguar. Edhe pse mund të kenë vdekur më pak njerëz, rrethanat janë në mënyrë alarmuese të ngjashme; me Telesur që lë të kuptojë se mungesa e zgjatur e interesit mund të jetë për shkak të magjepsjes së Perëndimit me viktimizimin islam. “Komuniteti LGBT në Amerikën Latine rregullisht përballet me dhunën, dhe Islami nuk ka të bëjë me të,” shton gazeta. “Edhe pse Amerika Latine është parë si një udhëheqës global në të drejtat e gejve për legjislacionin e martesave brenda të njëjtit seks, mbrojtjen kundër diskriminimit dhe pamje të përgjithshme tolerante, dhuna – fatale apo jo – vazhdon.”/A.A.