ProLGBT u kërkon organizatorëve flamurin e eventit të lutjes…
Në një njoftim për shtyp organizata ProLGBT ka përshëndetur eventin e quajtur “Paqja është gjithmonë e mundshme”, organizuar në Tiranë ku pjesëtarë nga disa fe në vend dhe jashtë vendit janë mbledhur për tu lutur për paqen dhe për të zhvilluar evente të tjera mbi tolerancën. Por në këtë njoftim ata kanë bërë dhe një kërkesë të çuditshme: kanë kërkuar nga organizatorët që tú lenë aktivistëve LGBT flamurin gjigand me ngjyrat e ylberit për ta përdorur në marshimin e 17 majit vitin tjetër.
Thuhet në këtë njoftim të ProLGBT:
“ProLGBT ka ndjekur me vëmendje këto ditë përpjekjet maksimale të qeverisë shqiptare dhe të komuniteteve fetare në vend për të organizuar eventin “Paqja është gjithmonë e mundshme”.
Si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe të një komuniteti që beson te dashuria, ProLGBT mirëpret çdo mesazh për paqe dhe tolerancë. Ne jemi të bindur se Po, paqja është e mundshme!
E meqë jemi te toleranca dhe harmonia, ne i bëjmë thirrje miqësisht organizatorëve që flamurin e madh shumëngjyrësh me të cilin kanë dekoruar një pjesë të Piramidës në qendër të kryeqytetit të na e lenë neve për ta përdorur në marshimin tonë vitin tjetër me rastin e 17 Majit.
Meqë edhe ngjyrat përfaqësuese i kemi njësoj…
Miqësisht, ProLGBT”
/k.p/