Programi i ri i një universiteti Indonezian për të “normalizuar” studentët gej
Kreu i një universiteti indonezian ka filluar një program për të “normalizuar” studentët gej.
Universiteti Shtetëror i Gorontalo (UNG) në Indonezinë veriore ka nxjerrë politika të reja, të cilat kanë si objektiv anëtarë të komunitetit LGBT.
Syamsu Qamar Badu, rektori i universitetit, njoftoi se një “ekip i veçantë” do të punësohet për të kontrolluar dhe ofruar këshillime për studentët që ata dyshojnë se mund të jenë të këtij komuniteti.
“Ky proces identifikimi nuk do të jetë i lehtë, por ne nuk mund të lejojmë që të kemi studentë meshkuj që vendosin buzëkuq në universitet,” tha Badu.
Badu shpreson se programi do të krijojë një “kolegj civilizimi”, dhe se udhëzimi i ri do të ndihmojë që personat LGBT ti “kthehen normalitetit.”
Grupe avokimi LGBT kanë protestuar kundër këtij plani. Një aktivist tha: “UNG duhet të garantojë edukim jo-diskriminues për njerëzit e cilitdo orientimi seksual.”
Wahiyudin Mamonto, kreu i Institutit për Hulumtime dhe Zhvillimin e Resurseve Njerëzore të Nahdlatul Ulama, tha për Jakarta Post: “Politika është e bazuar në urrejtje të pastër. ”
Homoseksualiteti nuk ka qenë i paligjshëm në këtë vend islamik, por qëndrimet ndaj personave LGBT janë bërë më ekstreme vit pas viti, pavarësisht një rritjeje në popullsinë gej. Shoqata Psikiatrike e Indonezisë ende e klasifikon homoseksualitetin si një sëmundje.
Vendi ka rënë dakord për të bllokuar dhjetra website dhe aplikacione gej në një goditje ndaj të ashtuquajturës “propaganda gej”.
Konvikti i vetëm transgjinor u detyrua të mbyllet pasi u quajt “imoral”.
Një çift gej janë arrestuar në Indonezi për një foto që u shfaq në Facebook ku ata po putheshin.
Studenti 22 vjeçar dhe i dashuri i tij 24 vjeçar janë arrestuar në ishullin Sulawesi, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook-ut u ankuan në polici në lidhje me fotografinë.
Megjithatë, më në fund Presidenti i Indonezisë e ka thyer heshtjen e tij për kulturën homofobike që po rritet të vend, duke insistuar se personat LGBT duhet të mbrohen./A.A.