Prindërve iu hiqet kujdestaria prindërore, i ndaluan fëmijës terapinë hormonale
Foto: Twitter
Një adoleshent transgjinor është hequr nga kujdestaria prindërore për shkak se prindërit e kanë ndaluar ti nënshtrohet tranziconit gjinor. Gjykata në Ohio të SHBA dha verdiktin se 17 vjeçari mund të jetonte me gjyshërit e tij. Adoleshenti u diagnostikua me depresion, ankth konsistent dhe “gender dysphoria”, por pavarësisht gjendjes së tij të rënduar prindërit i kanë ndaluar aksesin në trajtimin mjekësor që mund ta kishte shpëtuar.
Doktorët shprehen se duke e ndaluar djalin për të ndjekur terapinë hormonale, gjendja e tij psikologjike është rënduar duke shkaktuar depresion dhe duke i nxitur mendime vetë-vrasëse. Adoleshenti kontaktoi një ditë një linjë këshillimi online dhe i tregoi për presionin që babai ushtronte mbi të, duke i thënë adoleshentit “do të të vras nëse ndryshon gjininë” dhe “do të shkosh në ferr nëse e bën këtë”.
Ndërkohë gjyshërit e adoleshentit e kanë “përqafuar” identitetin gjinor me të cilin adoleshenti identifikohet, duke e lejuar që ai të nisi tranzicionin gjinor. Paul Hunt, avokati që po punon mbi çështjen shprehet se gjyshërit janë shumë më të hapur nga ana e mentalitetit. Ky vendim nga gjykata u mor pasi prindërit e adoleshentit e kanë detyruar atë ti nënshtrohet terapisë kristiane, duke përfshirë dëgjimin e pasazheve nga Bibla për gjashtë orë rresht. /k.m/
Burimi: Pink News