Prindërit i organizuan djalit dhe të dashurit të tij një martesë tradicionale indiane
Prindërit indian të një burri gej i organizuan atij një martesë tradicionale, në një ceremoni që haptazi sfidoi qëndrimin e vendit të tyre mbi marrëdhëniet homoseksuale – por që frymëzoi njerëz në të gjithë globin.
Rishi Agarwal, 35 vjeç, dhe i fejuari Daniel Langdon u martuan në një fushë golfi në Oakville, Kanada, pasi u takuan në vitin 2011, me ceremoni Hindu të financuar tërësisht nga prindërit e Z. Agarwal.
Dy dhëndurët kryen të gjitha ritualet standarde të një martesë tradicionale, duke përfshirë shkëmbimin e kurorave me lule dhe bënë tatuazhet të përbashkëta me këna me inicialet e tjetrit.
Vijay dhe Sushama Agarwal, babai dhe nëna e dhëndrit, emigruan nga India në vitet 1970 dhe thanë se ishin të shokuar kur djali doli hapur para tyre si gej në vitin 2004, por nuk pranuan ti kthenin shpinën atij.
Rishi tha për Scroll.in se ai e gjeti guximin për ti treguar prindërve të tij në lidhje me seksualitetin e tij pasi përfundoi studimet e kontabilitetit në universitet, duke qenë se ishte rritur në një familje të rreptë hindu.
Ai tha: “Ishte një kohë e vështirë për mua. Ndjeva se kurrë nuk do të kisha [një martesë familare] – të martohesha me personin që doja, dhe ta ndaja këtë gjë me të tjerët. Ishte e vështirë për tu pranuar.”
Homoseksualiteti mbetet ilegal nën kërcënimin e dënimit në Indi, dhe të qenit homoseksual është ende një temë shumë tabu midis shumicës së familjeve tradicionale indiane.
Shqetësimet e Rishit u kombinuan me vetëvrasjen e një prej shokëve të tij Sikh të shkollës, pasi prindërit e djalit e mohuan për shkak të homoseksualitetit të tij.
Në vend të kësaj, babai i Rishit i tha atij: “Ti je ende djali ynë dhe ne të duam. Ky është vetëm bagazhi ynë, të cilin ne e kemi sjellë nga India. ”
Vijay tregoi se si u refuzua nga shtatë priftërinj hindu të cilët nuk pranuan ta martonin çiftin me një ceremoni tradicionale.
Pasi Rishi doli hapur, çifti kuptoi se pesë nga bijtë e miqve të tyre ishin gjithashtu gej.
Sushama tha për The Star: “Askush nuk do të flasë për këtë. Ata vetëm heshtin, heshtin, heshtin. Komuniteti ynë është shumë i fshehur në këto çështje.”
Rishi dhe Daniel kohët e fundit vendosën të ndanin historinë e tyre për të treguar mundësinë dhe shpresën për pranimin e marrëdhënieve gej në Indi.
Rishi tha: “Për fat të keq të tjerë nuk kanë pasur një mbështetje të tillë në jetët e tyre.”
Diskutimi publik i homoseksualitetit në Indi ka qenë i penguar nga fakti se seksualiteti në çdo formë diskutohet rrallë në mënyrë të hapur.
Seksioni 377 i Kodit Penal Indian i bën marrëdhëniet seksuale me persona të të njëjtës gjini të dënueshme me ligj.
Pamje nga dasma mund ti shihni më poshtë./A.A.