Prifti ‘kupton pedofilinë’ por mendon se ‘homoseksualiteti ështëi papranueshëm’
Prifti tha se ai mund “ta kuptojë pedofilinë’, por nuk kupton homoseksualitetin në transmetim të drejtëpërdrejtë.
Don Gino Flaim tha se mund ta “kuptojë” Pedofilinë, por nuk është ” i sigurtë për homoseksualitetin”.
Ai më tej i neveriti shikuesit duke fajësuar viktimat e rinj të grabitqarëve seksualë sepse “kërkojnë ngrohtësi” nga pedofilët.
“Për fat të keq ka fëmijë të cilët kërkojnë ngrohtësi sepse nuk e marrin atë në shtëpi dhe unë e kuptoj se disa priftërinj mund të dorëzohen,” tha ai.
“Pedofilia është një mëkat, dhe si të gjitha mëkatet duhet pranuar.”
Por ai nuk duket se është i gatshëm të falë komunitetin LGBT – duke pretenduar se: “Homoseksualiteti është një sëmundje”.
Deklaratat e priftit kanë shkaktuar zemërim në të gjithë Italinë – me shumë njerëz që kërkojnë përjashtimin e tij nga kisha.
Eduardo Patriarca – nga Partia Demokratike e qendrës së majtë – i përshkroi ato si “absurde” dhe se “pedofilia kurrë nuk duhet të justifikohet”.
Megjithatë, komentet e Flaim janë vetëm një shtesë e kohëve të fundit të një liste në rritje të kundërshtimeve për të goditur Kishën Katolike këtë javë – siç ishte Sinodi i Ipeshkëve katolikë romakë që u mblodhën në Romë për të diskutuar marrëdhëniet e kishës dhe pikëpamjet mbi “familjen moderne”.
Fundjavën e kaluar, prift polak Krzysztof Charamsa doli hapur si homoseksual – dhe u shkarkua menjëherë nga posti i tij – ndërsa Flaim u pezullua vetëm nga famullia e tij pasi kryepeshkopata po heton pikëpamjet e tij.
Vetë Papa Françesku bëri shumë pak për të hequr reputacionin homofobik të kishës kur ai filloi sinodin e shumëpritur duke konfirmuar se ai dhe kisha vazhdojnë të besojnë se martesa mund të bëhet vetëm mes një burri dhe një gruaje.
Ai gjithashtu këmbënguli se kisha nuk mund të “ndikohet nga modë kalimtare apo opinione popullore.”/A.A.