Presidenti Trump propozon për gjyqësorin kandidatë me qëndrime homofobike
Një në katër kandidatë për sistemin gjyqësor, të propozuar nga presidenti Trump njihen për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj komunitetit LGBT. Tashmë administrate e Trump njihet për zbatimin e një sërë politikash kundër LGBT, analiza për kandidatët e rinj të sistemit gjyqësor duket akoma dhe më alarmante.
“Lambda Legal” një grup advokimi për të drejtat e komunitetit LGBT kundërshton 27% të kandidatëve për sistemin gjyqësor. Nga 59 kandidatët e propozuar nga Trump, 16 prej tyre njihen për qëndrimet e tyre kundër LGBT.
Në rast se këta kandidatë afirmohen në postet gjyqësore, atëhere ekziston frika brenda komunitetit LGBT se mbase këta gjyqëtarë “sulmojnë“ mbrotjet ligjore të LGBT. Vetëm pak kohë më parë ishte vetë President i Amerikës që hodhi poshtë të drejtën e personave transgjinorë për të kryer shërbimin ushtarak.
Drejtori i programit strategjik pranë grupit të avokatëve “Lambda Legal”, Sharon McGowan u shpreh: “Teksa shikon të kaluarën e këtyre kandidatëve për sistemin gjyqësor, mesatarisht një në tre kandidatë janë nominuar nga presidenti Trump mesiguri për shkak të lobimit të tyre kundër komunitetit LGBT. Amerika momentalisht po kalon një krizë në sistemin gjyqësor sa i përket të drejtave për komunitetin LGBT”.
Sipas disa ekspertëve ligjorë këta kandidatë janë potencial për dobësimin e të drejtave njerëzore për gjeneratat e ardhshme. Teksa politikat e propozuar nga presidenti Trump mund të rrëzohen nga gjykata ose të rishikohen nga administratat në të ardhmen, të emëruarit gjyqësor do të jenë në gjykatë për një kohë të gjatë./k.m/
Burimi: Pink News