Presidenti Trump do të sillte ligjet e Kim Davis në të 50 shtetet, paralajmëron Kreu LGBT
Kreu i fushatës së të drejtave të njeriut ka paralajmëruar se një administratë republikane nën udhëheqjen e Donald Trump do të sjellë në jetë ligjet anti-LGBT të stilit të Kim Davis.
Hillary Clinton, e cila ka mbështetjen e shumicës së grupeve kryesore LGBT në SHBA, ka një manifest të gjerë të politikave të detajuara të të drejtave LGBT. Donald Trump nuk liston asnjë politikë të veçantë pro-LGBT.
Gjatë muajve të fundit, kandidati republikan presidencial ka folur rëndë kundër të drejtave të LGBT – duke u zotuar të emërojë gjyqtarë për shfuqizimin e barazisë martesore, duke dalë kundër mbrojtjes federale të anti-diskriminimit, dhe të dalë në favor të ligjeve anti-transgjinore.
Ndërkohë ai ka konfirmuar se zëvendësi i tij do të jetë guvernatori i Indiana, Mike Pence – i cili ka nënshkruar një ligj shtetëror i cili i jep bizneseve të drejtë t’i diskriminojnë gejtë me justifikimin e fesë. Pence gjithashtu propozoi të zbrazen fondet për parandalimin e HIV-it për të financuar terapinë e ‘kurimit të gejve’.
Presidenti i Fushatës së të Drejtave të Njeriut, Chad Griffin foli në Konventën Kombëtare Demokratike këtë javë.
Ai tha: “Muajin e kaluar, kombi ynë u trondit në thelbin e tij nga një sulm i pakuptimtë dhe i neveritshëm që mori jetën e 49 njerëzve LGBTQ dhe aleatëve të tyre në klubin e natës Pulse në Orlando.
“Ata ishin vëllezër dhe motra, bij dhe bija. Mbi të gjitha, ata ishin qenie njerëzore.
“Megjithatë, ndërsa populli mbante zi, Donald Trump doli arrogant para kamerave, dhe shfrytëzoi tragjedinë tonë kombëtare.
“Ai pati guximin ti tregonte publikut amerikan ai ishte kampioni i vërtetë për njerëzit LGBTQ në këtë garë, dhe se komuniteti ynë do të jetë më mirë me të në Shtëpinë e Bardhë. Ai madje sfidoi skeptikët e tij duke thënë, dhe po citoj – “pyesni gejtë”.
“E po, përderisa pyeti … po ja themi.
“Ndërsa Donald Trump ka kërcënuar të na heqë të drejtat tona, ajo Hillary Clinton që unë njoha si një fëmijë gej i fshehur që u rrit në Arkansas ka qenë gjithmonë e gatshme të fliste për ata që nuk mundeshin, dhe ajo e bëri luftën për barazi, gur themeli të fushatës së saj.
“Ndërsa Donald Trump ka premtuar të legalizojë stilin e diskriminimit të Kim Davis në të gjithë 50 shtetet … Hillary Clinton ka premtuar të kthejë Aktin e barazisë në ligj.
“Ndërsa Donald Trump zgjodhi si zëvendësin e tij një guvernator i cili u përpoq të devijonte fonde për HIV për të financuar praktikën abuzive të ‘terapisë së konvertimit ‘… Hillary Clinton, në anën tjetër, është e angazhuar për të ndaluar përhapjen e HIV, të ndalojë terapinë e konvertimit për të miturit, dhe ti japë fund urrejtjes dhe dhunës me të cilën komuniteti ynë ende përballet.
“Dhe shumë më parë se Donald Trump të vuante aq shumë duke lexuar shkronjat LGBTQ në një teleprompter javën e kaluar, Hillary Clinton qëndroi para Kombeve të Bashkuara dhe me guxim deklaroi se të drejtat e gejve janë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e njeriut janë të drejtat e gejve.
Ai shtoi: “Unë dua ti kujtoj Donald Trump edhe një gjë. Komuniteti LGBTQ është po aq divers sa vetë struktura e kombit tonë.
“Ne jemi muslimanë. Ne jemi hebre.
“Ne jemi gra. Ne jemi të zinj, të bardhë dhe Latino.
“Ne jemi emigrantë dhe jemi njerëz me aftësi të kufizuara.
“Dhe kur ti sulmon një prej nesh, ti na ke sulmuar të gjithëve.
“Dhe kjo, miqtë e mi, është arsyeja pse së bashku, ne të gjithë jemi me Hillary Clinton.”/A.A.