Presidenti polak dëshiron të miratojë ligjin kundër “propagandës gej”

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda u shpreh se po konsideron të miratojë një ligj që do të ndalojë “propagandën gej”, që nënkupton prhapjen e informacioneve që lidhen me homoseksualitetin dhe çështje të komunitetit LGBT+.
Duda e tha deklaratën gjatë një interviste në gazetën lokale “Nasz Dziennik”. Ai u shpreh më tej se do të ndalonte shpërndarjen e këtij informacioni në të gjitha shkollat dhe organizatat. “Mendoj se kjo lloj propagande nuk duhet të jetë pjesë e sistemit shkollor por duhet eleminuar” u shpreh presidenti polak.
Ai vijoi më tej duke shprehur aprovimin e tij për miratimin e një ligji që do të ndalonte atë që ai e cilëson si “propagandën gej”. Nëse ky ligj miratohet atëhere do të bëhet shumë i ngjashëm me ligjin që është aplikuar në Rusi. Ligji në Rusi garanton mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi me homo-normativitetin që cënon vlerat e familjes tradicionale.
Ky diskutim ka nisur në Poloni pas publikimit të lajmit se një numër shkollash do të zhvillonin një aktivitet “Rainbow Friday”. Ky aktivitet synon promovimin e të drejtave LGBT+ në shkolla. Pavarësisht kësaj, shumë shkolla anuluan planet pasi qeveria polake urdhëroi anullimin e këtyre aktiviteteve në shkolla. Konkretisht Ministrja e Arsimit, Anna Zalewska u shpreh se të gjitha shkollat që do të zhvillonin këto aktivitete do të ballafaqoheshin me pasoja./k.m/
Burimi: PinkNews