Predikuesi i “vdekje gejve”, dënohet me pesë vite burg pasi mbështet ISIS
Predikuesi radikal i Londrës, Anjem Choudary, i cili më parë ka bërë thirrje që gejtë të vriten me gurë, është burgosur për pesë vjet me akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se inkurajon mbështetjen për ISIS.
Predikuesi radikal Islamik, është ish-kreu i grupit islamik al-Muhajiroun ose Islam4UK në Mbretërinë e Bashkuar, grup i cili u ndalua në Britani të Madhe në vitin 2010.
Ai sugjeroi në një konferencë shtypi në vitin 2009 se gejtë duhet të gjuhen me gurë deri në vdekje, dhe ka mbajtur këtë qëndrim që atëherë.
Choudary, që shpesh shkakton polemika me pikëpamjet e tij ekstremiste dhe protesta të profilit të lartë, u përball me akuza sipas ligjeve për terrorizëm pasi ka bërë thirrje në rrjetet sociale që njerëzit të mbështesin ISIS.
Ai u akuzua bashkë me Mohammed Rahman, 32 vjeç, i Whitechapel, në lindje të Londrës, me një vepër penale sipas nenit 12 të Ligjit të Terrorizmit 2000, i cili ndalon njerëzit të “ftojnë mbështetje për një organizatë të ndaluar”.
Sot, Z. Choudary u burgos për pesë vjet e gjysmë pas mbështetjes së grupit me një betim besnikërie të publikuar online.
Gjykatësi Holroyde e dënoi atë gjatë gjykimit në Old Bailey.
Predikuesi është i njohur për pikëpamjet e tij ekstreme anti-gay.
Ai pohoi në një intervistë me Fox News vitin e kaluar se ai mendonte se ata që shpallen fajtorë për “sodomi”, kur ka katër dëshmitarë, duhet të vriten me gurë sipas ligjit Sharia, i cili tha ai duhet të zbatohet në të gjithë botën./A.A.