Studimi i ri i Eurobarometer tregon përmirësim në situatën e qasjes ndaj personave LGBTI në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në studimin e fundit, të publikuar gjatë Konferencës së dedikuar të Komisionit Evropian për komunitetit LGBTI #EU4LGBTI, rreth 76% e qytetarëve të BE bien dakord se personat LGBTI duhet të kenë të njëjtat të drejta si personat heteroseksualë në vendet e tyre. Në krahasim me rezultatet e studimit të kaluar të publikuar në vitin 2015, shifra ishte 71%.
Rreth 53% e të anketuarve, mendojnë se orientimi seksual i individëve është bazë për diskriminimin në vendin e tyre, 48% mendojnë se të qënurit transgjinor përdoret si bazë për diskriminimin, ndërsa 39% e të anketuarve mendojnë se të qënurit interesks përdoret si arsye diskriminimi.

Burimi: Komisioni Evropian – Public Opinion
Shteti me normën më të lartë të pranimit është Suedia me 98% të anketuarve, e ndjekur nga Holanda, Spanja, Britania e Madhe dhe Danimarka.
Burimi i fotos: Pixabay