Portugalia miraton ligjin për mbështetjen e të drejtave trans si dhe mbrojtjen e foshnjeve interseks
Foto:Reuters
Personave transgjinorë në Portugali tashmë nuk do tiu duhen të diagnostikohen si të sëmurë mendorë për të ndryshuar gjininë e tyre në mënyrë ligjore, pasi parlamenti miratoi një ligj të premten e kaluar që e dënon këtë gjë si dhe ndërhyrjet e panevojshme kirurgjikale tek foshnjet interseks.
Shumë shtete evropiane i kanë vendosur disa kërkesa komunitetit trans për të ndryshuar në rrugë ligjore gjininë. Personat trans duhet ti nënshtrohen procedurave mjekësore si sterilizimi dhe ndërhyrja kirurgjikale, të diagnostikohen me sëmundje mendore (gender dysphoria) si dhe të divorcohen (në rast se janë të martuar). E gjitha kjo vetëm për të ndryshuar gjininë në dokumentet personale.
Legjislacioni portugez e shndërron Portugalinë në shtetin e 6 evropian që e lejon ndyshimin e gjinisë në dokumente pa ndërhyrjen mjekësore apo sterilizimin pas Maltës, Norvegjisë, Holandës, Danimarkës, Irlandës dhe Belgjikës sipas organizatës “ILGA-Europe”.
“Kur personat transgjinorë mund të vendosin vetë për veten e tyre, nënkupton respekt dhe procedura më të thjeshtëzuara” shprehet hartuesi i politikave pranë organizatës “Transgender Europe” (TGEU), Richard Kohler. “E lejon çdokënd që kërkon njohjen ligjore të gjinisë që tiu shmanget burokracirave të tepërta” shprehet ai për “Thomson Reuters Foundation”.
Gjithashtu Portugali kthehet në shtetin e dytë në botë pas Maltës që e dënon kirurgjinë e panevojshme në gjenitalet e foshnjeve interseks, shprehen aktivistët.
Rreth 1.7% të popullsisë botërore është interseks, ose e shprehur ndryshe rreth 129 milionë sipas statistikave të ndryshme. Doktorët performojnë shpeshherë kirurgji për maskulinizimin ose feminizimin e organeve gjenitale të bebeve interseks nën moshën 2 vjeçare, në një përpjekje për të “normalizuar” jetët e këtyre bebeve si dhe të familjarëve të tyre./k.m/
Burimi: Reuters