Pornografinë gej e shohin më shumë burra heteroseksualë se sa na e merr mendja
Do t’ju falej nëse do mendonit se shumicës së burrave heteroseksualë nuk do tu pëlqente të shikonin pornografi gej, por sipas Cosmopolitan, një studim i ri ka gjetur se një pakicë e konsiderueshme e bën këtë.
Si pjesë e një studimi të ri në zakonet e shikimit porno të burrave heteroseksualë, gej dhe biseksualë publikuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, Dr. Martin J Downing, pyeti 821 burra për llojet e pornografisë që ata shihnin – dhe pati gjetje që të hapnin sytë.
Ndërsa 98.3% e njerëzve që u identifikuan si gej dhe 96% e burrave që u identifikuan si biseksualë kishin parë pornografi homoseksuale në gjashtë muajt e fundit, ajo që ishte më e habitshme ishte se pothuajse një e pesta (21%) e burrave që u identifikuan si heteroseksualë kishte parë po atë lloj pornografie brenda këtij harku kohor.
Interesante ishte se studimi gjeti gjithashtu se 55% e burrave që identifikohen si gej kishin parë pornografi heterosekuale në të njëjtën periudhë kohore, por Dr. Downing tregon për Cosmopolitan se ekipi i tij nuk u befasua nga këto gjetje.
“Tërheqjet dhe sjelljet seksuale janë më shumë se vetëm identitet,” tha ai./A.A.