Politikani gjerman gej kandidon për të pasuar Merkel në krye të CDU

Politikani gej Jens Spahn është në garë për të pasuar kancelaren gjermane Angela Merkel në krye të partisë. Spahn, 38 vjeç, ka hedhur kandidaturën e tij për kreun e partisë së djathtë të Bashkimit Kristian Demokrat.
Angela Merkel planifikon të qëndrojë si kancelare deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, pas 16 vjetësh në rolin e kryetares së shtetit. Ajo vendosi të dorëhiqet nga posti i kryetares së partisë dhe të nisë procesin zgjedhor gjatë dhjetorit, për të përgatitur partinë dhe vendin për largimin e saj.
Spahn, i cili ka shërbyer në kabinetin e Merkelit si ministër i Shëndetësisë që nga marsi 2018, ka shpallur kandidaturën e tij për t’u bërë udhëheqës i CDU. Ai do të përballet me Annegret Kramp-Karrenbauer dhe Friedrich Merz në garë. Ligjvënësi i krahut të djathtë, i cili doli hapur si gej në vitin 2012, u martua me partnerin Daniel Funke në dhjetor të 2017-ës, vetëm disa muaj pasi martesa e të njëjtit seks u lejua në vend.
Nëse do të zgjidhet, ai do të bëhet udhëheqësi i parë homoseksual i CDU, por jo udhëheqësi i parë politik i Gjermanisë. Partia e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland tashmë është udhëhequr në Bundestag nga Alice Weidel, e cila është lezbike, por e distancuar nga komuniteti dhe politikat pro-LGBT për shkak të pikëpamjeve të saj anti-emigracion.
Dhe pse për shumë duket një kandidaturë shpresëdhënëse, jo të gjithë janë të bindur se kandidatura e Spahn do të ketë sukses. Helmut Metzner i Federatës Lezbike dhe Gay në Gjermani tha për Reuters: “Unë nuk mendoj se kjo parti konservatore është e gatshme të paraqesë një kancelar homoseksual ose kryetar partie”.
CDU është ende e ndarë në pikëpamjet dhe qëndrimet e saj për çështjet LGBT +. Ndarjet brenda partisë u bënë të dukshme këtë javë, kur ministrja e arsimit të CDU-së Anja Karliczek u përball me një reagim të ashpër për komentet diskriminuese rreth martesës së të njëjtit seks dhe prindërve LGBT. Gjatë votimit të ligjit për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, pjesa më e madhe e votave kundër këtij ligji, vinin gjithashtu nga ligjvënës së CDU./k.j