Politikanët holandez kapen për dore si reagim ndaj sulmit homofobik
Politikanët holandez heteroseksual kanë reaguar duke kapur duart me njeri-tjetrin, pas një sulmi homofobik ndaj një çifti gej në Holandë.
Pak ditë më parë një çift adoleshentësh gej, u sulmuan nga disa huliganë ndërsa ktheheshin në shtëpi duke mbajtur duart e njeri-tjetrit në qytetin holandez Arnhem. Sulmuesit shpërndanë mesazhe homofobike dhe dhunuan rëndë dy adoleshentët.
Pas këtij incidenti, politikanët vendas janë solidarizuar në rrjete sociale duke mbajtur duart me njeri – tjetrin në publik. Edhe stafi holandez në Kombet e Bashkuara në Nju Jork iu bashkuan protestës kundër homofobisë. /m.g/