Policia indoneziane arreston dhe poshtëron 12 gra transgjinore
Foto: Twitter
Policia ka arrestuar 12 gra transgjinore në Indonezi, iu ka prerë flokët dhe i ka detyruar të marshojnë në rrugë. Autoritetet që kanë arrestuar transgjinoret iu kanë dhënë rroba të tjera për të veshur në një përpjekje për ti “transformuar në djem”. Ky aksion policor u quajt “operacioni policor kundër sëmundjeve mendore”.
Aksioni u shtri në pesë sallone bukurie në Aceh, provincën indoneziane gjysëm autonome ku ligji i Sheriatit është në fuqi. Aceh është provinca e vetme me shumicë myslimane në vend që aplikon ligjin e Sheriatit, e ka fituar këtë lëshim nga qeveria si pjesë të një marrëveshjeje për autonominë në 2005.
Oficeri i policisë, Ahmad Untung Surianata u shpreh se 12 gratë transgjinore të arrestuara u morën në komisariat të policisë, ku do të mbahen derisa të “transformohen për tu bërë burra të vërtetë”. Oficeri shtoi se këtyre grave iu prenë flokët, iu dhanë rroba për meshkuj, si dhe një sërë veprimesh të tjera poshtëruese. Qëllimi i këtij aksioni policor u bë për të ndaluar shtimin e personave LGBT në Aceh, për të cilin ai tha se do të ishte e rrezikshme për gjeneratën e ardhshme të indonezianëve. Në maj dy burra u goditën me thupër 83 herë në Aceh si dënim ligjor pasi kishin kryer raporte homoseksuale.
Të njohur me inicialet MH dhe MT dy të rinjtë ishin të parët persona që dënohen për këtë lloj precedenti penal në rajon. Babia i një prej dy djemve, i cili kërkoi të ruante anonimitetin- u shpreh se nuk ishte në dijeni të faktit që i biri i përkiste këtij orientimi seksual. “Kjo është një përvojë thellësisht e hidhur për ne. Pas kësaj ndodhie djali ynë do të dërgohet në një shkollë fetare për tu edukuar në mënyrë që mos të devijojë më” u shpreh prindi i djalit të arrestuar./k.m/
Burimi: Pink News