Piktura të mrekullueshme nudo të djemve transgjinorë që tregon çfarë ndodh midis ‘para’ dhe ‘pas’
Maxwell Hunter, një artist transgjinor 23-vjeçar me bazë në Angli, kohët e fundit ka postuar një vizatim të dhjetë burrave transgjinorë në Facebook, të cilat i tregojnë ata nëpër faza të ndryshme të tranzicionit.
Imazhet që Hunter i kërkonte përmes grupeve transgjinore në Facebook, para se ti vendoste në një tabletë grafike, tregon një gamë të gjerë të burrave transgjinorë. Disa nga burrat ende kanë gjoks dhe nuk kanë penisë të zhvilluar plotësisht, ndërsa disa të tjerë duket se janë shndërruar plotësisht. Kjo vepër artistike ka për qëllim të sfidojë nocionin se disa njerëz mund të mos jentë ” mjaft transgjinorë” gjatë periudhave të caktuara të procesit të tranzicionit.
Edhe pse vizatimi u zhduk nga Facebook-u disa ditë pasi u postua, BuzzFeed News raportoi se Facebook pretendonte se fshirja ishte një gabim dhe shumë shpejt e rivendosi postimin.
“Ky projekt është rreth burrave transgjinorë dhe trupave të tyre, duke treguar se pavarësisht madhësisë, formës, rracës, kirurgjisë apo hormoneve, këta djemë janë të gjithë ‘mjaftueshme transgjinorë” dhe meritojnë që identitetet e tyre të respektohen”, ka shkruar Hunter. “Shumë faleminderit të gjithëve që kanë marrë pjesë dhe të cilët u ofruan të merrnin pjesë.”
“Unë doja ti jepja vizibilitet disa djemve të cilët përndryshe nuk do ta kishin këtë mundësi”, ka thënë Hunter për BuzzFeed News. “Këta djem kanë lloje të ndryshme trupi, kështu që djemtë e tjerë mund të shohin se kudo që të jenë në tranzicionin e tyre, identitetet e tyre janë të vlefshme.”
Ai shtoi se nuk ka “asgjë kundër” djemve transgjinorë që duken më mashkullorë për pjesën tjetër të botës, por shpresa e tij është që ti “japin të gjithëve mundësinë për të treguar historinë dhe për të folur për tranzicionin e tyre.”
“Këta janë portrete të djemve transgjinorë në faza të ndryshme të udhëtimit të tyre, duke treguar se nuk ka një pamje apo kërkesë të sigurtë për të qenë ‘mjaftueshëm transgjinor” dhe se të gjithë meritojnë respektin në mënyrë të barabartë për identitetin e tyre gjinor,” ka shkruar Hunter në Facebook vitin e kaluar . “Faleminderit të gjithë djemve të cilët dolën vullnetarë për këtë projekt”./A.A.