Personazh: Claude Cahun

Emri i saj i vërtetë ishte Lucy Renee Mathilde Schwob, vinte nga një familje me origjinë hebreje, por kishte lindur në Francë. Që në moshë të re ajo ju përkushtua shkrimit, recitimit dhe fotografisë duke i nënshkruar veprat e saj me pseudonimet: Claude Courlis, Daniel Douglas, e në fund Claude Cahun. Ë ëma u shtrua në psikiatri për probleme të shëndetit mendor dhe i ati u martua me nënën e fotografes Marcel Moore (emri i vërtetë Suzanne Malherbe), me të cilën Claude 15-vjeçare u dashurua dhe u lidh për gjithë jetën me të.
Në 1913, Claude për herë të parë shkroi artikuj të ilustruar nga vetë Suzana, me të cilën do të bashkëpunonte gjatë gjithë karrierës. Ajo bashkëpunoi me revistën homoseksuale Inversions. Në vitin 1920 bashkë me partneren e saj Suzanën u vendosën në Paris ku u njohën me shumë artiste: Alice Toklas, Adrienne Monnier, Gertrude Stein, Sylvia Beach, etj. Në 1938 u largua drejt ishullit të Jersey për ti shpëtuar antisemitizmit. Mirëpo në vitin 1940 nazistët e pushtuan atë vend. Ishte pjesë e grupimit të “Shkrimtarëve dhe Artistëve Revolucionarë” si dhe e “Federatës Ndërkombëtare të Artit të Pavarur”.
Bashkë me Suzanën krijoi manifeste dhe karta falso dhe i nënshkruanin “ushtari pa emër”. Për këtë u dënuan dhe vetëm armëpushimi i 9 majit të 1945 i shpëtoi nga dënimi kapital.
Në veprat e saj, Claude ka shprehur personin pa shenja të dallueshme mashkullore apo femërore duke propozuar kështu tipa të ndryshëm identitetesh. Ka përdorur ironinë dhe kuriozitetin. Bazat e saj janë kryesisht te surrealizmi. Në vitin 1954 Claude ndërroi jetë. Suzana vrau veten më 1972.