Personave LGBT në Bosnje-Hercegovinë iu mohohet liria e tubimit
Foto: CRD
Organizata ndërkombëtare “Civil Rights Defenders” e dënon diskriminimin sistematik të personave gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) të cilëve iu mohohet e drejta për lirinë e shprehjes dhe të tubimit në Bosnje-Hercegovinë. CRD kërkon prej autoriteteve dhe isntitucioneve publike në vend që të respektojnë të drejtat e këtij komuniteti.
“Mungesa e miratimit për personat LGBTI për të zhvilluar aktivitete publike është një dhunim i Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut“, shprehet Ena Bavčić, drejtuese e programit pranë “Civil Rights Defenders”.
Në mes të muajit mars, organiazata që lobon për të drejtat LGBT “Sarajevo Open Center” (SOC) nga Bosnje-Hercegovina kërkoi leje nga bashkia për të zhviluar një aktivitet publik në nder të Ditës Ndërkombëtare për Vizibilitetin e personave Transgjinor, që festohet çdo vit në 31 mars. Aktiviteti synonte ndërgjegjësimin publik për problemet që komuniteti trans ndesh në vend. Eventet u planifikua të zhvilloheshin pjesërisht në një shesh që i përket bashkisë dhe pjesërisht në një qendre tregtare “BBI Center” si dhe në sheshin “Susan Sontag Square” përballë Teatrit Kombëtar në Sarajevo.
Leja për të zhvilluar këto aktivitete nuk u dha kurrë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sikurse parashikohet në ligj. Gjatë dialogimit me institucionin e Teatrit Kombëtar drejtori i këtij institucioni u shpreh: “Nuk është e përshtatshme që një performancë e tillë të zhvillohet përballë Teatrit Kombëtar, pasi pankartat që do të mbani kanë konotacion negativ”.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet lokale ndalojnë zhvillimin e aktiviteteve LGBT- e njëjta gjë ndodhi në maj 2017 kur SOC planifikoi të organizojë një marsh në formën e protestës si përgjigje ndaj dhunës së përhapur kundrejt komunitetit LGBT. Në deklaratën për shtyp, “Sarajevo Open Centre” shpjegoi se si në bazë të renditjes për nga niveli i diskirminimit që marrin, do të përcaktohet dhe aksesi që kanë grupe të caktuara qytetarësh për aksesimin e hapësirës publike. Kjo është në kundërshti me principet kundër diskriminimit të përcaktuara qartë në Konventë./k.m/
Burimi: Civil Rights Defenders