Përleshje të dhunshme gjatë paradës gej në Ukrainë (FOTO)
Ka patur përleshje dhe të plagosur sot në Kiev të Ukrainës gjatë paradës gej në këtë vend, e dyta deri tani.
Rreth 150 aktivistë mbanin në duar parrulla për të drejtat e njeriut derisa rreth 20-30 ultranacionalistë nisën ti sulmojnë duke u hedhur gurë e sende të forta, pavarësisht pranisë së forcave të policisë.
Mes tyre dhe policisë pati përleshje. Rreth 5 policë dhe një aktivist mbetën të plagosur.
Në Ukrainë, një vend ku kisha ka shumë influencë homophobia është shumë e përhapur dhe të drejtat e komunitetin LGBT nuk respektohen.
Foto Reuters
- Në Ukrainë homofobia është shumë e përhapur
- Përleshje dhe të plagosur sot në Kiev të Ukrainës gjatë paradës gej në këtë vend
- Policia arrestoi dhjetëra ultranacionalistë
- Në vendin ku Kisha ka akoma influencë të drejtat e LGBT nuk respektohen
- 5 policë dhe një aktivist u plagosën
- Kjo është e dyta paradë në Kiev
- Aktivistët nuk u tërhoqën pavarësisht presioneve
- Rreth 30 ultranacionalistë sulmuan paradën