Pavarësisht urdhërit të administratës Trump, flamuri i krenarisë valvitet në ambasadat e SHBA-ve në botë

Muaji qershor, ndryshe i njohur dhe si Muaji i Krenarisë, kudo në botë festohet me simbolet e krenarisë, me flamurin dhe ngjyrat e ylberit të diversitetit.
Në solidarizim me komunitetin LGBTI+ kudo në botë, selitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që janë marrë me promovimin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre, gjithnjë gjatë muajit qershor mbajnë krah flamurit të vendit të tyre dhe flamurin e diversitetit.
Një rregull i tillë është ndjekur vit pas viti gjatë administratës së Presidentit Obama, por këtë vit administrata e Presidentit aktual Trump ka vendosur të anulloj vendimin e mëparshëm.
Sërish, pavarësisht përpjekjeve të administratës për të ndaluar valvitjen e flamurit të diversitetit krah atij të Shteteve të bashkuara, disa diplomatë amerikanë po përpiqen të dalin mbi këtë vendim dhe të vijojnë përkrahjen publike të komunitetit LGBTI+.
Një postim në Twitter nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Nju Delhi të Indisë, tregon fasadën e godinës të ndriçuar me ngjyrat e diversitetit. Ambasada e SHBA-ve në Seul të Koresë së Jugut gjithashtu ka vendosur flamurin krah flamurit të Shteteve të Bashkuara. Konsullata Amerikane në qytetin indian të Cennait, gjithashtu postoi një video të Konsullit krah një flamuri gjigand të diversitetit. Në uebfaqen e Ambasadës Amerikane në Vjenë, një foto e flamurit të krenarisë është e pozicionuar përkrah flamurit të SHBA-ve.
Sipas burimeve pranë Washington Post, urdhëri për të ndaluar valvitjen e flamurit LGBT+ erdhi pas vendosjes së evangjelistit Mike Pompeo në pozicionin e Sekretarit të Shtetit. Ndërkohë që vitin e shkuar, të gjithë kërkesat për valvitjen e flamurit nga Ambasadat e SHBA-ve u aprovuan nga Departamenti i Shtetit.
Disa punonjës së Departamentit të Shtetit deklaruan për mediat se nën udhëheqjen e Pompeos u duhet të mbajnë një profil të ulët e të mos dalin hapur për orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor.
Burimi: Time