Pas vitesh pritje zhvillohet gjyqi për vrasjen e aktivistes transgjinore Diana Sacayán
Foto:Twitter
Një seancë gjyqësore po zhvillohet këto ditë në Argjentinë mbi çështjen e vrasjes së aktivistes Diana Sacayán. Me qindra qytetarë janë mbledhur pranë gjykatës për të kërkuar drejtësi për vrasjen e aktivistes.
Aktivistja transgjinore ishte një ndër mbrojtëset e të drejtave njerëzore më në emër në Argjentinë. Në tetor të 2015 ajo u vra barbarisht në moshën 39 vjeçare. Përmes pasionit dhe angazhimit disa vjeçar që ajo pati në lëvizjen për komunitetin trans në Amerikën latine, Diana fitoi reputacion të gjerë tek shumë aktivistë LGBTI nëpër botë, duke e kthyer atë në kandidaten favorite për tu emëruar pranë bordit ekzekutiv të organizatës ndërkombëtare “ILGA”.
Gabriel David Marino është 25 vjeçari mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes. Në dosjen e tij janë përfshirë tre precedentë: dhuna me bazë gjinore, krim urrejtjeje (vrasje me paramendim) me bazë identitetin gjinor, si edhe grabitje. “Kjo çështje është e para në të cilën që në fillim kuptuam se kemi të bëjmë me dhunë me bazë gjinore” u shpreh Mariela Labozzetta, drejtuese e shoqatës lobuese kundër dhunës ndaj grave dhe personave LGBTI.
Në deklaratën për shtyp trupi gjykues u shpreh se rasti i vrasjes së Dianës flet haptazi për krim urrejtjeje. “Diana u vra për shkak të identitetit gjinor si trans si dhe përfshirjes së saj në lëvizjen kundër diskriminimit për komunitetin LGBTI”.
Një tjetër aktivist lokal për komunitetin LGBTI u shpreh: “Kjo seancë që po zhvillohet sot është pritur me kohë nga komuniteti trans, nga aktivistët si dhe nga organizatat lobuese. Drejtësia për personat trans të vrarë nuk duhet të vonojë”./k.m/
Burimi: ILGA-Europe