Parlamenti Italian miraton ligjin për bashkimin civil për çiftet e të njëjtit seks
Parlamenti i Italisë ka miratuar legalizimin e bashkimeve civile për çiftet e të njëjtit seks.
Legjislacioni ka marrë kundërshtimin e fortë nga kisha katolike, duke shkaktuar rebelime nga ligjvënësit katolikë.
Pasi u takua me deputetë nga partia e tij në fillim të këtij viti, kryeministri italian Matteo Renzi ra dakord për të ndryshuar ligjin dhe të hiqte dorë nga propozimet që do të njihnin si prindër çifte të të njëjtit seks si dhe adoptimin.
Pasi kaloi në Senat në Shkurt të këtij viti, projektligji kaloi dje në Dhomën e Ulët të Parlamentit, pas një votimi të miratuar nga 369 pro dhe 193 kundër.
Përpara votimit, Z. Renzi tha: “Sot është një ditë feste për shumë njerëz”.
Edhe pse legjislacioni sjell disa të drejtave për çiftet e të njëjtit seks, version i zbukuruar ka tërhequr reagime negative nga grupet LGBT pasi hoqën qafe adoptimin për çifte të të njëjtit seks.
Familjet Ylber thonë se vendimi për të hequr të drejtën e birësimit bëri që të “zbrazet” një projekt-ligj që ishte tashmë një “kompromis modest”, pasi ai nuk i njeh martesat e të njëjtit seks.
Projekt-ligji erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti ankesa për diskriminim nga çiftet e të njëjtit seks, që aktualisht nuk kanë të drejta ligjore në Itali.
Megjithatë, ajo ka nxitur pakënaqësi në mesin e komunitetit LGBT dhe grupeve të fuqishme lobuese katolike anti-gay, me mitingje të mëdha dhe manovra politike kundër kësaj mase.
Shenja të turpshme në një tubim të lidhur me grupe katolike krahasonte gejtë me nazistët – duke çuar kryeministrin Renzi deri aty sa ti kërkonte kishës të qëndronte jashtë debatit, duke pasur parasysh se legjislacioni nuk ndikon në martesën fetare./A.A.