Parlamenti i Groenlandës ka miratuar unanimisht martesat brenda të njëjtës gjini
Deputetët e këtij vendi, që ka një popullsi prej 57.000 banorësh, votuan për të përvetësuar legjislacionin danez për këtë çështje.
Dy deputetë mungonin, por askush nuk votoi kundër kësaj mase.
Masa e re tani do të heqë nga përdorimi ligjet vendore të partneritetit në Greenland-ë, të përvetësuara nga Danimarka në vitin 1996.
Projekt-ligji për të bërë ndryshime që të sjellë Greenland-ën në përputhje me Danimarkën, e cila legalizoi martesat brenda të njëjtës gjini në vitin 2012, u njoftua në shkurt.
Me futjen në fuqi më 1 tetor 2015, ligji i ri gjithashtu i jep të drejta birësimi çifteve të gjinisë së njëjtë, thonë raportet.
Greenlanda në vitin 2008 futi mbrojtjen nga diskriminimi për gejtë, dhe në vitin 2010 ka organizuar për herë të parë paradën e Krenarisë./www.pinknews.co.uk