Parlamenti Evropian rishikon progresin e bërë mbi të drejtat LGBTI në Ballkan
Sot Parlamenti Evropian miratoi katër nga raportet e tij vjetore për kandidatët dhe kandidatët potencialë në vendet e BE-së. Eurodeputetët kanë vlerësuar të drejtat e personave LGBTI, dhe u rekomanduan vendeve që të përmirësojnë situatën.
Në raportin e tij për Malin e Zi, Parlamenti përshëndeti autoritetet për mbrojtjen dhe ndihmën e dhënë për paradën e Krenarisë, e cila u zhvillua pa ndonjë incident. Megjithatë ai vë në dukje se personat LGBTI ende përballen me armiqësi dhe dhunë dhe bën thirrje për ngritje të vetëdijes për të ndryshuar qëndrimet publike.
Për më tepër, raporti bën thirrje që të trajnohet policia, prokurorët dhe gjyqtarët për t’u marrë me LGBTI-fobinë.
Në lidhje me Maqedoninë, Parlamenti i bën thirrje autoriteteve për të përfunduar ligjin kundër diskriminimit në përputhje me standardet e BE-së, sepse ajo aktualisht nuk përfshin një ndalesë ligjore për diskriminim në baza të orientimit seksual. Ajo më tej dënon të gjithë dhunën kundër personave LGBTI, dhe bën thirrje që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Në tetor, një grup huliganësh vandalizuan një bar ku Qendra për Mbështetje LGBT festoi përvjetorin e saj të dytë.
Në raportin e tij mbi Serbinë, deputetët përgëzojnë qeverinë serbe për mbështetjen e tyre në Paradën e Krenarisë në Beograd, që u mbajt në shtator të viti 2014 pa incidente të mëdha, pasi ka qenë e ndaluar që nga viti 2011.
Parlamenti mirëpret progresin e bërë në Kosovë në lidhje me themelimin e Grupit Këshillues dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit LGBT. Ai më tej përshëndet paradën e parë LGBTI, e cila u zhvillua më 17 maj të vitit 2014.
Megjithatë, ai shpreh shqetësimin e tij mbi kërcënimet dhe sulmet kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut për LGBTI dhe i bën thirrje autoriteteve që të rrisin ndërgjegjësimin mbi legjislacionin kundër diskriminimit i cili përfshin orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Eurodeputetja Ulrike Lunacek, Bashkë-Presidente e Grupit Ndërsektorial për të Drejtat e LGBTI, raportuese për Kosovën dhe raportuese për Malin e Zi, reagoi: “Unë jam e shqetësuar se armiqësia dhe dhuna ndaj komunitetit LGBTI mbeten problematike për të katërta këto vendeve.”
“Të drejta të barabarta për të gjithë, duke përfshirë edhe personat LGBTI, është një shenjë dalluese e rëndësishme e një shoqërie të pjekur, përfshirëse, demokratike dhe tolerante. Megjithatë, unë jam e kënaqur të shoh shumë vende (potenciale) kandidate që po punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar të drejtat e njeriut për personat LGBTI, në përputhje me vlerat evropiane. ”
Eurodeputetja Tanja Fajon, Zëvëndës-Presidente e Grupit Ndërsektorial për të Drejtat e LGBTI dhe raportuese për Serbinë, shtoi: “Vota e sotme me një shumicë të madhe tregon mbështetje të fortë për të ardhmen europiane të Ballkanit, e cila do të përfshijë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut për personat LGBTI.”
“Unë jam e kënaqur që kolegët e të gjithë spektrit politik kanë treguar se BE-ja e merr angazhimin e saj për të drejtat e njeriut seriozisht, dhe ka përfshirë formulimin e fortë mbi të drejtat e personave LGBTI.”
Marr nga: www.lgbt-ep.eu