Parlamenti çek diskuton sot martesat brenda së njëjtës gjini
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/Çekia.jpg)
Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTI+ në Çeki pasi do të debatohet një projektligj në seancën parlamentare që do ti garantojë çifteve brenda gjinisë së njëjtë të drejtën e martesës.
Projektligji u hartua nga një grup ligjvënësish në spektrumin politik. Projektligji mbështetet nga koaliconi qeveritar i kryeministrit Andrej Babis.
Një numër shtetesh europiane kanë legalizuar martesat brenda gjinisë së njëjtë, së fundmi edhe Austria. Nëse Çekia e miraton projektligjin, atëhere do të shdërrohet në vendin e parë post-komunist pjesë të BE që e miraton të drejtën e martesës për çiftet homoseksuale.
Në 2006 parlamenti çek miratoi ligjin që garanton për çiftet brenda së njëjtës gjini të drejtën për regjistrimin e partnershipit, e drejta e trashëgimisë si dhe siguracionit shëndetësor, të drejta të ngjashme me atë që gëzojnë çiftet heteroseksuale. Ligji gjithsesi nuk garanton çiftet brenda gjinisë së njëjtë që të martohen apo të adoptojnë një fëmijë./k.m/
Burimi: The Washington Post