Parlamenti australian miraton martesat brenda së njëjtës gjini
Martesat brenda së njëjtës gjini janë legalizuar në Australi pas miratimti të projektligjit historik në Dhomën e Përfaqësuesve në parlamentin australian. Një numër i madh deputetësh votuan në favor për ndryshimin e Aktit të Martesës.
Rezultatet e votimit sollën festime dhe ovacione të shumta në parlament. Rezultati vjen pas një dekade të gjatë diskutimesh “të hidhura” mbi të drejtën e martesës.
“Çfarë ditë madështore për dashurinë, për barazinë dhe për respektin” u shpreh Kryeministri australian Malcolm Trunbull.
Ky reformim për Ligjin e Martesës ishte vullneti i shumicës së australianëve të cilët votuan në një anketë vullnetare kombëtare. Tashmë pritet vetëm që Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë ta miratojë projektligjin në ditët në vijim.
Pas kësaj seance plenare festime në mbarë vendin po mbahen për këtë fitore historike të komunitetit LGBTI në Australi./k.m/
Më poshtë gjenden foto nga festimet në parlament dhe jashtë tij:
- Foto: Parlamenti australian/CNN
Burimi: CNN