Parada në Londër, organizatorët kërkojnë falje për protestën “kundër transgjinorëve”
Burimi: G Scene
Organizatorët e Paradës në Londër kanë kërkuar falje për protestën “Anti-trans”, të zhvilluar paralelisht me Paradën e Krenarisë, ditën e shtunë.
Pjesëtarë të grupit “Get the L Out”, të cilët nuk janë të regjistruar si organizatë për paradën, shtroi kërkesën për të marshuar mbrapa flamurit LGBT+ të valëvitur që nënkupton dhe fillimin e Paradës, sipas organizatorëve.
“Ne nuk e lejuam një gjë të tillë, pasi ne nuk e legjitimojmë grupin dhe mesazhin që ata përcjellin” u shpreh në një komunikatë për shtyp “Pride in London”.
Organizatorët u shprehën se sjellja e grupit ishte shokuese dhe e shpifur. Ata shprehën se nuk mund ta detyronin me imponim largimin e këtij grupi nga Parada pasi protesta e tyre nuk përbën vepër penale. Në fund të komunikatës ata u shprehën se ndihen keq për veprimet e protestuesve.
“Veprimet e tetë personave nuk mund ta ndalojnë dashurinë dhe gëzimin e shfaqur në Paradë” u shprehën organizatorët e “Pride in London”.
/k.m/
Burime: The Journal i.e.