Parada e Krenarisë së Beogradit me më pak polici tregon progres
Autor: Jon Breen
BEOGRAD, Serbi – Më shumë se 1,200 persona u mblodhën në Beograd të dielën e fundit (21 shtator) për të marshuar në një paradë krenarie për të mbështetur komunitetin LGBT (lesbike, gay, biseksualë dhe transgjinorë) në Serbi. Ky është viti i dytë radhazi që një paradë krenarie është zhvilluar në këtë vend të Ballkanit qendror pa asnjë rast dhune. Në vitin 2010, pjesëmarrësit e paradës u përballën me armiqësi dhe dhunë nga ekstremistët, duke plagosur të paktën 95 pjesëmarrës dhe policë (sipas BBC). Vitin e kaluar, marshuesit u rrethuan nga mijëra forca të policisë serbe në një përpjekje për të siguruar jetën e pjesëmarrësve dhe suksesin e eventit në përgjithësi. Ky vit, pa një rënie drastike prej 50% të pranisë së policisë të nevojshme për këtë ngjarje.
Serbia, një shtet i ish-Jugosllavisë, tani është një kandidat i BE-së dhe është duke negociuar pranimin e saj në BE. Parada është parë si një test për qeverinë serbe për të provuar angazhimin e saj mbi standardet e BE-së për të Drejtat e Njeriut. Në një shfaqje përkrahjeje, marshuesve ju bashkua edhe ministri i Serbisë për Integrimin Europian, Jadranko Joksimovic, Ministri i Kulturës dhe Informacionit Ivan Tasovac, dhe Kryetari i Bashkisë së Beogradit Sinisha Mali.
Bekim Asani, Kryetar i LGBT United Tetovo Macedonia ka qenë një pjesëmarrës në një paradë të mëparshme dhe vuri në dukje progresin:
“Pashë më pak njerëz se vitin e kaluar, por gjeta një mjedis më mbështetës … Vitin e kaluar isha shumë më i frikësuar. Këtë vit isha më i lirshëm. Ishte një paradë krenarie e vërtetë me shumë muzikë, kërcim, dhe flamuj ylber. Për herë të parë kam parë njerëz që e mbështetën paradën e krenarisë nga ballkonet dhe dritaret e tyre. ”
Parada të ngjashme krenarie kanë ndodhur në rajonin e Ballkanit, me shkallë të ndryshme pranimi nga vendasit. Disa komunitete duhet ende ta organizojnë një paradë krenarinë, si në Niksic, Mal të Zi, ku qeveria e ka ndaluar një ngjarje të tillë për herë të tretë këtë vit. Asani komenton mbi mundësinë e një parade të krenarisë në komunitetin e tij. “Maqedonia është në krizë të thellë politike … Unë nuk mund të them shumë për organizimin e paradës. Kush e di? Ndoshta së shpejti … ”
Kisha Ortodokse Serbe e ka dënuar paradën në të kaluarën dhe vuri në skenë përsëri edhe këtë vit një protestë të qetë, por më të vogël. Ama më pak dhunë dhe një protestë më e vogël mund të tregojë një pranim më të madh midis serbëve për njerëzit LGBT.
Aktivisti për të Drejtat Civile Ivan Mitic, 21 vjeç, nga Serbia, sheh përparim këtu, duke vënë në dukje:
“Ajo (parada e Krenarisë Beograd 2015) tregoi se kemi bërë një hap përpara – ndoshta një i vogël, por ama, e kemi hedhur atë. Nëse lexuat komentet nëpër forume, ka aq shumë fjalë urrejtje, por kjo është diçka që është shumë e vështirë për tu ndryshuar. Gazetarët kishin raportime më pozitive se në vitet e mëparshme. Pavarësisht gjithë këtyre komenteve negative … ka pasur shumë komente që tregonin mbështetje për paradën dhe shpjegonin (…) se pse është e rëndësishme. “/A.A.
- Belgrade Pride 2015
- Belgrade Pride 2015
- Belgrade Pride 2015
- Belgrade Pride 2015