Në masa të rrepta sigurie, me mbi 1000 forca policore të ngarkuara me mbrojtjen e aktivistëve, Bosnja dhe Hercegovina organizoi Paradën e Parë të Krenarisë për komunitetin LGBTI+ më vend.
Aktivistë nga i gjithë Ballkani u mblodhën në Sarajevë për të mbështetur organizatat dhe aktivitët boshnjak në marshimin e krenarisë, i cili u shoqërua dhe me kunër-protesta të tjera nga grupe konservatore.
Frika për incidente dhe dhunë ishte e pranishme, aq sa autoritetet policore angazhuan dhe snajperistë për mbrojtjen e marshuesve, por çdo gjë u mbyll me qetësi dhe numri i të pranishmëve në Paradë kaloi padyshim pritshmëritë.
Bosnia është vendi i fundit në Ballkan ku u organizua Parada e Krenarisë për herë të parë, e cila u pa nga shumë si një provë e tolerancës mbi të drejtat e minoriteteve në përpjekjet e vendit për afrimin me Bashkimin Evropian. Diplomatë të shumtë të shteteve anëtare të BE-së dhe ambasadori amerikan më Bosnje ju bashkuan Paradës në mbështetje të komunitetit LGBTI i cili ende detyrohet të jetojë i fshehur e një jetë të dyfishtë.
Me paradën në Bosnje, të gjithë vendet e Ballkanit kanë nisur procesin e pranimit të komunitetit LGBTI nga shoqëria, të cilët përmes rritjes së vizibilitetit dhe falë eventeve të tilla, kanë mundësinë të tregojnë se përmes dashurisë, diversitetit dhe vlerave të ndryshme shoqëritë tona mund të ecin së bashku përpara./kj
Burimi i fotos: ERA – Equal Rights Association/Facebook