Papa u takua me të propozuarin francez në Vatikan në qendër të spekulimeve gej
(Reuters) – Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat me kandidatin e Francës si ambasador në Selinë e Shenjtë, tha qeveria Franceze të mërkurën në kthesën e fundit prej një muaji pritje nga ana e Vatikanit për të konfirmuar postin e tij.
Parisi emëroi kreun e protokollit të qeverisë, Laurent Stefanini, për këtë post më 5 janar, por ende nuk ka marrë asnjë lajm nga Vatikani – një vonesë që media franceze dhe italiane kanë thënë se ka ardhur për shkak të homoseksualitetit të tij.
“Ka patur një takim mes Papës dhe Z. Stefanini,” tha zëdhënësi i qeverisë Stephane Le Foll, duke konfirmuar një raport nga e përjavshmja satirike Le Canard Enchaine por hodhi poshtë pohimin e gazetave se kandidatura e tij ishte refuzuar gjatë takimit të 18 prillit.
“Asgjë nuk ka ndryshuar: Franca ka propozuar një kandidat dhe për momentin jemi duke pritur për përgjigjen e Vatikanit pas diskutimeve të zakonshme dhe rishikimit të kandidaturës së tij”
As i propozuari dhe as qeveria franceze nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi seksualitetin e tij, Ministria e Jashtme ka thënë vetëm se jeta e tij private duhet të respektohet.
Vatikani ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke thënë se një takim konfirmohet kur emri botohet në buletinin zyrtar të Selisë së Shenjtë. Është shumë e rrallë që Papa të përfshihet drejtpërdrejtë në emërimin e ambasadorëve.
Gjatë këtij muaji, e përditshmja katolike franceze La Croix citoi një burim të paidentifikuar që thoshte se Vatikani e kishte konsideruar një “provokim” faktin që qeveria Socialiste e Francës, e cila në vitin 2013 legalizoi martesat gej, kishte propozuar një gej për atë post.
Papa Françesku nuk i ka ndryshuar mësimet e Kishës mbi homoseksualitetin por me një ton më personal e simpatik ndaj gejve. Ai ka thënë se nuk mund ti gjykojë gejtë me vullnet të mirë të cilët po kërkonin Perëndinë, dhe u takua me anëtarët e një grupi katolik për të drejtat e gejve në Vatikan në shkurt të këtij viti.
Por ai nuk ka dhënë asnjë shenjë të lehtësimit të rregullave kundër bashkimeve homoseksuale apo të ndryshojë mësimet e Kishës që aktet homoseksuale janë mëkatare, edhe në qoftë se homoseksualiteti nuk është.
Marrë nga: www.reuters.com