Papa refuzon ambasadorin e Francës në Vatikan sepse është gej
Papa Françesku thuhet se ka refuzuar të pranojë emërimin e ambasadorit të ri francez për shkak se është gej.
Laurent Stefanini, një ndihmës i afërt i Presidentit François Hollande, u propozua në fillim të janarit, por Vatikani ende nuk i ka pranuar kredencialet e tij.
Meqënëse propozimet normalisht pranohen brenda gjashtë javësh, dhe meqë Vatikani nuk i refuzon shprehimisht letrat kredenciale, një heshtje e zgjatur merret si një refuzim.
Mediat franceze kanë raportuar gjerësisht se refuzimi ka ndodhur për shkak të seksualitetit të Stefaninit, me Le Journal du Dimanche që citon një person të brendshëm të Vatikanit i cili thotë se ishte “një vendim i marrë nga vetë papa’.
Hollande e vuri Stafaninin përpara pasi ai e konsideron atë si “një nga diplomatët tanë më të mirë’.
Papa Françesku është parë gjerësisht se ka marrë një pozicion shumë më pak gjykues mbi homoseksualitetin sesa paraardhësi i tij Benedikti XVI, i cili i konsideronte personat gej një ‘tradhti të natyrës njerëzore.”
Por udhëheqësi i Kishës Katolike është ende kundër martesës brenda të njëjtës gjini dhe adoptimit, dhe në fillim të këtij viti krahasoi personat transgjinorë me armët bërthamore.
Vatikani ka refuzuar të komentojë.
Marrë nga: www.gaystarnews.com