Organizon “Paradën Heteroseksuale” dhe fajëson gejtë kur askush nuk shkon
Një burrë i cili u përpoq të organizojë një ‘Paradë Heteroseksuale’ ka fajësuar gejtë kur askush nuk mori pjesë në të.
Anthony Rebello nga Seattle ka tentuar të zhvillojë një ngjarje dje në Capitol Hill, për të festuar heteroseksualët dhe heteroseksualitetin.
Duke krijuar një ngjarje publike në Facebook, ai shkroi: “Ne të gjithë kemi të drejtë të festojmë rrugën e jetës që kemi zgjedhur për veten tonë. Në emër të barazisë dhe të drejtave të barabarta, e kam krijuar këtë ngjarje për të festuar të drejtën tonë për të qenë heteroseksualë, dhe për të inkurajuar heteroseksualët e rinj, se ata duhet të jenë krenarë për heteroseksualitetin e tyre. ”
Megjithatë, pavarësisht se ftoi mijëra njerëz që të vinin nëpërmjet Facebook – Rebello duket se është i vetmi pjesëmarrës i paradës aktuale, duke postuar një fotografi të vetes duke mbajtur tullumbace të zeza dhe një tabelë ku shkruante”parada heteroseksuale”.
Ai pohoi në një postim në Facebook: “Shumë heteroseksualë nuk duan tu bëhen fotografi, sepse ata janë të frikësuar nga komuniteti LGBT. Shikoni se si më trajtuan mua.
“Është krijuar një listë personash të zemëruar gej, dhe këta njerëz nuk kanë bërë asgjë tjetër, por vetëm kanë vënë në siklet komunitetin gej.”
Blogger-i Dan Savage shkroi një post duke tallur ngjarjen, duke shtuar se tashmë erdhi”fundjava e beqarëve heteroseksualë” në Seattle për shkak të festivalit Capitol Hill Block Party./A.A.