OKB miraton rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të sportisteve interseks
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2019/04/vNmYHiMQTRyyLhndBcbd_new.confidence.female.athletes-960x640.jpg)
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi ditën e sotme rezolutën e tij të parë mbi të drejtat e sportisteve pjesë e komunitetit interseks në lidhje me praktikat diskriminuese në sport.
Gratë me variacion të karakteristikave seksuale u nënshtrohen procedurave të panevojshme, poshtëruese, të pakthyeshme dhe të dëmshme mjekësore me qëllim që të marrin pjesë si gra në garat sportive.
Rregullat për klasifikimin e atleteve dhe sportisteve gra dhe vajza, të cilat janë botuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Federatat e Atletikës (IAAF) në vitin 2018, nuk janë të arsyeshme dhe diskriminuese ndaj grave të lindura me variacione të karakteristikave të seksit. Prandaj, OKB bën thirrje për ndryshimin dhe krijimin e politikave në sport që përfshijnë pjesëmarrjen e personave intersex.
Rezoluta u propozua nga Afrika e Jugut për të nxitur ndërprerjen e diskriminimit për shkak të racës dhe seksit, fenomene me të cilat përballen shumë gra që marrin pjesë në sporte. Për më tepër, rezoluta thekson të drejtën e integritetit trupor dhe autonomisë.
Rezolutën e plotë mund ta gjeni këtu.
Burimi: Lgbti ERA