Obama uron nënat LGBT në mesazhin e tij për Ditën e Nënës
Barack Obama lëshoi një mesazh gjithëpërfshirës për Ditën e Nënës.
Presidenti vuri në dukje kontributet e nënave në familje si dhe në Shtetet e Bashkuara në një shpallje të lëshuar të premten nga Zyra e Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Ai ju referua edhe nënave lezbike, biseksuale dhe transgjinore në deklaratën e tij.
“Në Ditën e Nënës, ne festojmë ato që janë të parat që na mirëpresin në botë. Duke kryer punën më të rëndësishme që ekziston, nënat – biologjike, birësuese, ose adoptuese – janë modelet tona të para dhe motivueset më të hershme,” filloi Obama. “Ata balancojnë përgjegjësi të mëdha dhe formojnë atë që ne bëhemi kur rritemi, mësimet e tyre na udhëzojnë gjatë gjithë jetës.”
“Pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti gjinor, apo statusi martesor, nënat e kanë lëvizur gjithmonë vendin tonë përpara dhe kanë mbetur të palëkundura në rrugën e tyre për një të ardhme më të mirë dhe të shndritshme për fëmijët e tyre,” tha ai.
Në vitin 2015, Obama gjithashtu shfaqi dashuri për nënat LGBT në dekretin e tij në ditën e Nënës.
“Nëse të martuara ose të vetme, LGBT apo heteroseksuale, biologjike, adoptuese apo birësuese, nënat janë themeli i jetës dhe i shoqërisë sonë”, tha ai./A.A