Obama i kërkon Gjykatës Supreme të mbështesë martesat gej
Ndërkohë që Gjykata e Lartë përgatitet për të shqyrtuar një rast që mund të vendosë nëse çiftet gej në të gjitha shtetet e SHBA-ve mund të martohen, administrata e presidentit Obama kërkon prej Gjykatës të vendosë se shtetet nuk mund të ndalojnë martesat gej.
Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder ka njoftuar gjatë këtij viti se Departamenti i Drejtësisë do të kërkojë nga Gjykata e Lartë të mbështesë të drejtën e çifteve të të njëjtit seks të martohen.
Gjykata e Lartë nis martesat brenda të njëjtit seks
“Departamenti i Drejtësisë do të mbetet i angazhuar për të siguruar se përfitimet e martesës janë në dispozicion sa më gjerësisht të jetë e mundur,” tha Holder në një deklaratë në janar. “Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë anëtarët e shoqërisë -. pavarësisht nga orientimi seksual”
Ai vazhdoi, “Në këtë mënyrë ne presim që të paraqesim një dosje të shkurtër ‘mik të gjykatës’ (mik i gjykatës është një palë e tretë që jep informacion pavarësisht se nuk ka lidhje me çështjen) për këto raste, e cila do ti kërkojë Gjykatës Supreme që ta bëjë barazinë martesore një realitet për të gjithë amerikanët. Është koha për kombin tonë që të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm përpara, për të siguruar barazinë themelore të të gjithë amerikanëve – pa marrë parasysh se kush janë ata, nga vijnë, apo cilin dashurojnë”
Dy çështje qëndrore janë në lojë për momentin: nëse Kushtetuta e SHBA-ve detyron shtetet që të lëshojnë liçenca martese brenda të njëjtit seks, dhe nëse shtetet që nuk i lejojnë martesat brenda të njëjtit seks a duhet ti njohin bashkimet e tilla të kryera në shtetet e tjera.
Tridhjetë e gjashtë shtete aktualisht i lejojnë çiftet gej që të martohen. Paditësit në rastin në fjalë vijnë nga katër shtete – Ohio, Tennessee, Kentucky, dhe Michigan – ku martesat gej janë të ndaluara.
Argumentet gojore për këtë rast, të planifikuara për 28 prill, do të zhvillohen për dy orë e gjysmë. Gjykata Supreme ka njoftuar se do të lëshojë audio të këtyre argumenteve.
Një vendim për këtë rast pritet të merret në qershor.
Marrë nga: http: cbsnews.com