Obama falenderon vajzat e tij që i ndryshuan mendjen mbi martesat e të njëjtit seks
Presidenti në largim lavdëroi vajzat e tij që e ndihmuan atë të kuptojë dallimin midis bashkimit civil dhe martesës.
Në një takim me 500 lider të rinj në Londër këtë fundjavë, presidenti Barack Obama diskutoi mbi atë se çfarë e bëri të ndryshojë mendimin e tij për barazinë martesore.
“Më duhet të rrëfej se fëmijët e mi në përgjithësi kanë patur ndikim mbi mua,”i tha ai turmës.
Obama zbuloi se ai fillimisht ishte në favor të bashkimeve civile, dhe mendonte se ishte e panevojshme të “etiketonte” një bashkim të të njëjtit seks si martesë, pasi ai ndjente se njerëz gjithsesi kishin të njëjtat të drejta.
Megjithatë, me ndihmën e vajzave të tij, Malia 17 vjeç, dhe Sasha 14 vjeç- si dhe të aktivistëve LGBT – ai tha se ishte në gjendje të kuptonte se pse arritja e barazisë martesore ishte aq e rëndësishme.
“Njerëz që i doja dhe ishin në marrëdhënie monogame të të njëjtit seks më shpjeguan atë që unë duhet ta kisha kuptuar më parë,”i tha ai turmës.
“Gjë që nuk ka të bëjë vetëm më të drejta ligjore, por edhe me ndjenjën e turpit.”
“Nëse po e quan atë diçka të ndryshme, do të thotë që në njëfarë mënyre ajo ka më pak vlerë në sytë e shoqërisë,” shtoi ai.
Udhëheqësi në largim vlerësoi gjithashtu komunitetin LGBT që kanë arritur tek kundërshtarët e tyre konservatorë.
“Mendova se kishte shumë vështirësi të dalësh jashtë që të ndërtosh dhe inkuadrohsh çështjen në një mënyrë që mund të tërheqë njerëz të cilët fillimisht nuk ishin dakord me të,” tha ai.
Gjatë seancës, Obama dëgjoi edhe një person transgjinor jo binar i cili doli hapur para Presidentit – duke thënë se ishte “tani ose kurrë”.
Obama i tha Maria Munir-it se ai ishte “krenar” për to, pasi ato shpjeguan se nuk identifikoheshin si një gjini binare, para se ti bënin thirrje presidentit dhe David Cameron-it që të bëjnë më shumë për të përfshirë njerëzit jo-binarë në ligjet për të mbrojtur komunitetin LGBT.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar si President i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se ligjet anti-LGBT në shtete si Misisipi duhet të përmbysen./A.A.