O.K.B. votoi për të krijuar institucionin e parë mbikëqyrës për të drejtat LGBT
Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara votoi të enjten për të krijuar institucionin e parë mbikëqyrës për të drejtat LGBT. Rezoluta u miratua në një votim 23 me 18, me gjashtë abstenime.
Personi i emëruar në këtë rol do të bëhet i njohur si “ekspert i pavarur” dhe pozicioni është i ngarkuar me monitorimin e “dhunës dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.”
Kjo ishte përpjekja më ambicioze për të avancuar të drejtat e LGBT brenda sistemit të OKB-së, dhe rezoluta përfshiu gjuhën më të fortë deri më tani të përdorur duke sugjeruar se të drejtat LGBT duhet të jenë një shqetësim i të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Të dyja rezolutat e mëparshme në lidhje me të drejtat LGBT të miratuara nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB bënë shumë pak zë për zyrën e të drejtave të njeriut të OKB-së për të përgatitur raporte shqyrtimi për të drejtat LGBT. Por këto dhe disa përmendje të tjera të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në dokumente të tjera të OKB-së kanë qenë aq modeste, saqë Këshilli i Sigurimit të OKB-së bëri bujë duke përfshirë një referencë të orientimit seksual në një deklaratë për shtyp ku dënoi sulmin në një klub gej në Orlando, Florida – edhe pse dokumenti nuk ishte një rezolutë formale, ishte e dukshme se Komiteti më i fuqishëm i OKB-së kishte përmendur orientimin seksual në çdo lloj deklarate.
Por kundërshtarët e rezolutës, të udhëhequr nga Pakistani, në emër të pothuajse të gjithë anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), arritën të shtonin disa amendamente që i përcaktonin propozimet për të drejtat LGBT si një imponim kulturor që synon për të shkelur vlerat lokale dhe sovranitetin. Shqipëria, e cila është bashkë-sponsorizuese e rezolutës, ishte anëtarja e vetme e OBI që e votoi këtë resolute, ndërkohë organizata lokale si Pro LGBT kanë lobuar pranë Ministrisë së Jashtme dhe zyrës së Kryeministrit, që Shqipëria të mbante këtë qëndrim progresiv.(shënim i Historia Ime)
Këto amendime përfshijnë një pjesë të vogël të vendeve që kërkojnë respekt për vlerat lokale, “ndjeshmërinë fetare,” dhe politikën e brendshme. Një tjetër ndryshim sugjeron se rezoluta minon vlerat universale të të drejtave të njeriut për të “imponuar koncepte apo nocione që kanë të bëjnë me çështjet sociale, duke përfshirë sjelljen private individuale.”
Një amendim tjetër dënoi “masat shtrënguese” për të ndryshuar politikat kombëtare, një shuplakë për vendet donatore që kanë përshtatur ndihmën ndërkombëtare në përgjigje të ligjeve anti-LGBT. SHBA-të dhe disa qeveri evropiane kanë rishikuar ndihmën e tyre për Ugandën pas miratimit të një ligji gjithëpërfshirës anti-LGBT në vitin 2014, dhe Banka Botërore gjithashtu pezulloi një kredi të madhe në përgjigje të kësaj.
Një nga votat më të habitshme ishte vendimi i Afrikës së Jugut për të abstenuar kur rezoluta doli për kalimin përfundimtar. Afrika e Jugut e kishte sponsorizuar rezolutën e parë për të drejtat e LGBT-ve në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, dhe për vite udhëheqja e saj u konsiderua esenciale, sepse kjo hidhte poshtë argumentin se të drejtat LGBT po imponohen në ish-vendet koloniale nga SH.B.A.-të dhe Evropa.
Përfaqësuesi i Afrikës së Jugut tha se nuk mund ta mbështeste rezolutën për shkak se qasja “arrogante dhe konfrontuese” e sponsorëve do ta përçajë Këshillin e të Drejtave të Njeriut, dhe tha se rruga e Afrikës së Jugut për të dalë nga aparteidi ka nevojë për një qasje më bashkëpunuese.
“Deklarata e ambasadorit është një tradhëti e thelbit të kushtetutës së Afrikës së Jugut,” tha Graeme Reid, një avokat i Afrikës së Jugut për të drejtat LGBT i cili tani drejton programin LGBT Human Rights Watch.” Të përmendësh luftën kundër aparteidit si justifikim për të mos mbështetur një rezolutë mbi dhunën dhe diskriminimin është edhe e pasaktë dhe cinike.”/A.A.