Nuset identike në martesën më të diskutuar në Rusi
Të dyja nuset dukeshin bukur, në fakt ato dukeshin pothuajse identike ndërsa ecnin krah për krah në rrugicën drejt altarit në martesën më të diskutueshme të Rusisë.
Në një vend ku martesat midis gejve janë të ndaluara dhe homoseksualiteti u deklasifikua si një sëmundje mendore vetëm në vitin 1999, ju do të mendonit se Alina Davis dhe Ellison Brux nuk do të kishin asnjë shans për tu martuar.
Por atje kishte një yçkël, që i detyroi zyrtarët martesorë ta lejonin martesën të zhvillohej.
Sepse Alina, 23 vjeç, ka lindur mashkull – Dimitriy Kozhuhov – dhe, pasi certifikata e tij e lindjes e dëshmoi këtë, nuk kishte asgjë që të mund të ndalonte bashkimin me nusen e tij 21-vjeçare.
Edhe në qoftë se ato të dyja do të vishnin fustane nusesh.
Alina është androgjene dhe çdo ditë vesh veshje femërore, ajo tha: ” Ne e duam njëra-tjetrën dhe donim ta vulosnim bashkimin.”
” Ne nuk patëm asnjë problem kur dorëzuam aplikimin në zyrën e gjendjes civile, edhe pse kishim pritur një ankesë apo diçka, por ata nuk thanë asgjë.”
” Por pastaj, kreu i zyrës së gjendjes civile na telefonoi disa herë, duke na thënë se ata nuk donin që ne të shkonim të dyja të veshura si nuse. Ai tha se martesat në Rusi ishin midis një burri dhe një gruaje dhe askujt tjetër. ”
Por ceremonia në zyrën e regjistrit Kutuzovsky Prospekt në Moskë u zhvillua në fillim të këtij muaji edhe kur çifti i vendosur shkoi me të dyja vajzat të veshura si nuse.
Nuk ishte një çështje krejtësisht e qetë; atyre ju refuzua hyrja përmes derës së përparme dhe u futën brenda përmes një hyrje të pasme.
Kreu i Zyrës së gjendjes civile nuk pranoi të komentojë këtë javë, por çifti thotë se nuk do të lejojë qëndrimin e tij të shkatërrojë ditën e tyre të madhe.
Alina shton: “Kur arritëm në ditën e dasmës, kreu i zyrës po mundohej të na fshihte gjatë gjithë kohës. ”
“Ata na futën me shpejtësi në zyrë nëpërmjet një dere të pasme që na ofendoi pa masë. Ai na tha se ne ishim një turp për shoqërinë dhe kishim nevojë për trajtim mjekësor. ”
“Tani, unë jam e kënaqur të shoh se fotot po shpërndahen dhe po diskutohet për këtë dhe shpresoj se ne mund të frymëzojmë të tjerët për të sfiduar praktikat kufizuese që ekzistojnë këtu që të formalizojnë bashkimet e tyre. ”
“Ne nuk jemi të vetmet që kanë probleme të tilla. Unë u kam shkruar çifteve që planifikojnë martesa të ngjashme dhe kanë frikë nga dështimi me regjistrimin. Kini parasysh – ju nuk mund të refuzoheni.
“Në fund të fundit, vajzat janë seksi më i mirë. Ato janë të bukura. Kështu që, nëse një djalë duket si vajzë – kjo është e mrekullueshme”./mirror.co.uk
- Jane te adhurueshme
- Alina duke mbajtur ne krahe bashkeshorten e saj Alison
- cifti nuk eshte i turpshem ta shfaqe dashurine ne publik
- E dashururar
- Ngjashmeria midis te dyjave eshte e habitshme
- Nje selfie
- Nje tjeter selfie
- Nje vallezim eshte gjithmone nje kenaqesi
- Ato kane vendosur mos ta prishin lidhjen e tyre per shkak te asaj se cfare mendojne njerezit
- Ato jane te gatshme te luftojne per dashurine e tyre