Njihuni me transgjinorët amerikanë që fituan postin pas zgjedhjeve rajonale në Amerikë
Pas rezultateve surprizuese të zgjedhjeve rajonale, qytetarët në Amerikë kanë zgjedhur së paku 8 persona transgjinorë nga kandidatët garues gjatë zgjedhjeve të djeshme. Këto fitore historike që u zhvilluan në shtete nga Gjeorgjia në Pensilvani tregojnë se qytetarët amerikanë e kanë refuzuar retorikën sarkastike dhe diskriminuese të Donald Trump dhe Mike Pence, të njohur për lobimin anti-LGBTIQ+.
Më poshtë gjendet lista e kandidatëve transgjinorë fitues nga zgjedhjet:
- Andreas Jenkins, Minnesota (Këshilli Bashkiak i Minneapolisit). Votuesit zgjodhën Jenkins për Këshillin Bashkiak të Minneapolisit duke e kthyer në gruan e parë transgjinore me ngjyrë të emëruar në SHBA në postin e zyrtares publike.
- Danica Roem, Virxhinia (Dhoma e delegatëve në Virxhinia). Roem heq nga parlamenti delegatin anti-LGBTQ Bob Marshall, duke e kthyer fitoren e saj në historike pasi është hera e parë që një person trans përfaqëson shtetin federal të Virxhinias në një post zyrtar.
- Lisa Middleton, Kalifornia (Këshilli Bashkiak në Palm Springs). Fitorja e Middleton në Këshillin Bashkiak të Palm Springs e kthyen kandidaten në të parin person transgjinor të emëruar në një post zyrtar jashtë sistemit gjyqësor për shtetin e Kalifornisë.
- Stephe Koontz, në Këshillin Bashkiak të Doraville (Gjeorgji/SHBA). Koontz fitoi një vend në Këshillin Bashkiak të qytetit të lindjes, duke u kthyer në transgjinorin e parë të emëruar në një post publik.
- Tyler Titus, në Pensilvani. Fitorja e Titus e kthen kandidatin në personin transgjinor të radhës të emëruar në një post publik në zyrën e Pensilvanisë.
- Philipe Cunningham, Minnesota (Këshilli Bashkiak i Minneapolisit) Cunningham arriti të fitoj një vend në Këshillin Bashkiak në Minneapolis. Ai është personi i parë transgjinor i zgjedhur pranë një Këshilli Bashkiak të një qyteti të madh në SHBA.
- Raven Matherne, Bordi i përfaqësuesve në Stamford. Matherne është bërë tashmë pjeë e Bordit të Përfaqësuesve dhe është parlamentari i parë transgjinor i Stamford.
Këta kandidatë nuk përfaqësojnë vetëm votuesit rajonal por 1.4 milionë transgjinor amerikanë në SHBA./k.m/
Burimi: Human Rights Campaign