Njihuni me Gianmarco Negrin, kryetarin e parë transgjinor italian

Gianmarco Negri, është 40-vjeçari, i cili fitoi zgjedhjet në Tromelo – një qytet prej 3.700 banorësh. Qyteti është në Lomelina, një provincë e Pavias në jug të Milanos.
Pasi i ka kaluar dy dekadat e fundit duke punuar si avokat penal, ai i fitoi zgjedhjet me 37.5% të votave si përfaqësues i një platforme të majtë.
Nënkryetari i ardhshëm Antonio Pavia, nga qendra e djathtë, erdhi i treti në renditjen e votimeve.
“Unë gjithmonë jam ndjerë burrë,” tha ai. “Unë pata guximin, që nëpërmjet operacioneve të ndryshme, ta gjeja veten një herë e përgjithmonë. Duke shtuar: “Nuk e di nëse mund ta konsideroj veten një simbol në betejën e të drejtave tona, pasi unë përpiqem të bëj pjesën time”.
Frabrizio Marrazzo, zëdhënës i Qendrës Gay, tha: “Shpresojmë që do të ketë shumë persona të tjerë LGBTI që do të fitojnë në këto zgjedhje. Ne po shohim një Itali më përfshirëse dhe më të lirë.
“Vetëm në këto ditë, nisi fushatën #VotoTrans. Personat trans, detyrohen të qëndrojnë në listat që nuk korrespondojnë me identitetin e tyre gjinor; burrat trans në anën e grave dhe anasjelltas. Për këtë arsye, shumë njerëz privohen me forcë nga votimi i tyre “.
Negri nuk është i pari politikan trans, i zgjedhur në Itali. Vladimir Luxuria ishte anëtarja e parë transgjinore i Parlamentit Europian, kur u zgjodh në vitin 2006. Ajo e la postin dy vite më vonë, në 2008. Në atë kohë, ajo ishte vetëm deputetja e dytë në botë e deklaruar publikisht, pas Georgina Beyer nga Zelanda e Re. /l.k/