Një vit pas zbulimit të “kampit të përqëndrimit” çeçen për homoseksualët, situata vijon e përkeqësuar
Foto: Marianna Wybieralska
Para 12 muajsh, në një fundjavë pranverore lëvizja për të drejtat e komunitetit LGBT u shokua nga lajmet tronditëse që vinin prej Çeçenisë në Rusi. Djem të perceptuar si gej ose biseksualë po rrëmbeheshin, po mbaheshin në qeli dhe po toruroheshin për shkak të orientimit të tyre seksual. Një vit pas zbulimit të kësaj “mësymje” mbi komunitetit LGBT, faktet që na serviren janë akoma dhe më shokuese e shqetësuese.
Ekzistojnë me dhjetëra dëshmi nga viktima që i kanë mbijetuar këtij kampi përqëndirmi çeçen, dëshmi e dhjetëra të vdekur si rezultat i një torture të gjatë, por edhe dhunës konsistente të ushtruar nga vetë familjarët e viktimave për shkak të “nderit familjar”. Pavarësisht reagimit të fortë të ndërkombëtarëve, duke përfshirë këtu BE, Këshillin e Evropës dhe OKB, një investigim zyrtar mbi situatën ende nuk është realizuar (edhe pse një komitet për investigimin e çështjes në fjalë është ngritur pranverën e kaluar). Agresorët përgjegjës për krimet çnjerëzore ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Personat gej po varin shpresat tek arratisja nga vendi.
Numri i personave të burgosur dhe të mbajtur në këtë kamp përqëndrimi mbetet i papërcaktuar, thirrje për ndihmë vijojnë të bëhen në organizata të ndryshme loakle për LGBT. Zgjidhja mbetet që presioni nga qeveritë dhe agjensitë ndërkombëtare mbi autoritetet ruse duhet të përforcohet.
E gjithë kjo histori nisi në 1 prill 2017, kur gazeta ruse “Novaya Gazeta” raportoi se një numër djemsh të grupmoshës 16-50 vjeç po zhdukeshin nga rrugët e qyteteve në Çeçeni. Sipas kësaj gazete, këta djem po merreshin peng për shkak të orientimit të tyre seksual jo në pajtim me vlerat konservatore të shoqërisë. Asokohe faktet ishin të pamjaftueshme dhe situata mbetej e rrezikshme për të gjithë ata që investigonin rreth krimeve të urrejtjes.
Tanimë, një vit pas nxjerrjes në dritë të këtyre krimeve, mësymja nuk u kufizua vetëm tek personat gej por edhe gratë transgjinore, të cilat po ashtu u arrestuan nga autoritetet çeçene. Edhe pse ka kaluar një vit, situata mbetet po aq e rënduar seç ishte një vit më parë./k.m/
Burimi: EU Observer