Një video mesazh kundër homofobisë
Është i këtyre ditëve lajmi i trishtë që ka si protagonist pesëmbëdhjetë vjeçarinAleandro Rudilosso. Ishte një djalë si gjithë të tjerët, frekuentonte Liceun Artistik, kishte pasion për artin dhe për shkrimin dhe si të gjithë bashkëmoshatarët e tij përdorte facebook-un për të shfryrë zhgënjimin e tij. Jetonte në paqe që nuk e kishte. Tronditja i takoi nënës së tij, ishte ajo që zbuloi trupin e djalit pa jetë. Floridia, në provincën e Sirakuzës dhe në një pikë të jetës së tij të shkurtër, vendosi ti jepte fund përgjithmonë. I riu vendosi të varte veten në shkallët e shtëpisë së tij, duke kërkuar kështu ndoshta atë
E traumatizuar bërtiti për ndihmë nga fqinjët. Ata të mirë-informuarit flasin në lidhje me ndarjen e prindërve të tij, dhe për një baba, që nuk e pranonte homoseksualitetin e tij. Një situatë aspak e qetë për një të ri, i cili duhet të ishte në gjendje të ndante çdo gjë me babain e tij, i cili në vend të kësaj e shmangte të birin për shkak të orientimit të tij seksual, duke arritur të ndjente turp për të birin.
Ishte një djalë shumë i ndjeshëm që të ishte në gjendje të duronte një barrë të tillë. Në këtë video prekëse gjejmë një dedikim fotografik me një mesazh të fundit kundër homofobisë, që thotë: ” Në Itali egziston akoma një mentalitet shumë i lidhur me dogmat fetare që i fut gejtë në kategorinë ‘kundërnatyre’. Le të zbresim në shesh për lirinë e dashurisë, në kuptimin më të pastër të shprehjes; lirinë për të zgjedhur, të mund të jemi ata që duam të jemi e të jemi të lumtur me ata që duam”. Një mesazh thjesht për të reflektuar./A.A.
https://www.youtube.com/watch?hl=it&gl=IT&v=jwiBqYkSMAw