Një turmë me përkrahës të ISIS, vrasin dy djem sepse mendonin që ishin gej
Militantë dhe përkrahës të Shtetit Islamik (ISIS) vranë me gurë dy burra të akuzuar se ishin gej në Aleppo, Siri gjatë fundjavës.
Terror Monitor të dielën (25 tetor) hodhi në Tweeter fotot e ekzekutimit të publikuara nga ISIS.
Imazhet tregojnë një turmë, e cila përfshinte edhe fëmijë, që hidhnin gurë mbi dy burrat e lidhur dhe me sytë e mbuluar me një pëlhurë të bardhë.
Pamjet nga afër tregojnë fytyrat dhe rrobat e përgjakura të këtyre burrave dhe gurët e njollosur me gjak që janë përdorur për ti vrarë ata.
ISIS i ka quajtur njerëz LGBTI ” më e keqja e të gjitha krijesave.”
Gjatë këtij muaji, grupi xhihadist hodhi dy djem gej nga çatia e një ndërtese në Mosul, Irak nën pretekstin se ata ishin një çift gej. Në të njëjtën fundjavë, edhe dy burra ‘gej’ u hodhën nga një ndërtesë në provincën Ninevah mbi një grumbull blloqesh betoni.
ISIS gjithashtu ekzekutoi nëntë burra dhe një djalë të akuzuar se ishin gej në Siri gjatë muajit shtator dhe kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 30 burrave të tjerë gej./A.A.