Një transgjinor arrestohet në Rusi pasi porositi hormone nga jashtë shtetit
Foto: Getty Images
Një burrë transgjinor u arrestua teksa shkoi të tërhiqte porosinë e tij në zyrën postare, ku ai kishte porositur një pako testosteronesh. Vladislav është person transgjinor i cili jeton në Rusi dhe ka porositur për më shumë se 18 muaj hormone, pa hasur ndonjë pengesë.
Ai u shpreh për portalin “Zona Media”: “Këto pako hormonesh i kam porositur në website të huaja, në Bjellorusi”. Ai shtoi më tej “Kam shumë kohë që i porosis ato, nuk e dija që në princip kjo gjë ishte e ndaluar”. Blerja e testosteroneve në një farmaci në Rusi mund të jetë ekstremisht e shtrenjtë. Vladislav e sheh porositjen online të kësaj pakoje si metodën më ekonomike për të. Por kur ai shkoi të tërheqi porosinë e tij në nëntor të vitit të kaluar, ai u ndalua nga dy agjentë në zyrën postare.
“Ata mu prezantuan dhe më thanë se kishin marrë informacion për mua se po bëja diçka ilegale” rrëfehet Vladislav. Më pas ai iu tregoi dy agjentëve se është transgjinor dhe ka nevojë për një porosi të tillë. Pavarësisht kësaj, pakoja e tij me hormone u konfiskua dhe Vladislav u mor me makinë nga dy agjentët, të cilët e interroguan. Fillimisht agjentët dyshuan se Vladislav është një atletë që merr substanca për të rritur performancën atletike si dhe skenarin tjetër se mbase Vladislav kërkon të kontrabandojë substanca në Rusi në “tregun e zi”.
Si përfundim Vladislav u arrestua mbi bazën e nenit 226.1 të Kodit Penal për kontrabandim substancash. Që prej vitit 2007 testosteronet janë klasifikuar si substanca për kontrabandë. Nëse dënohet ai mund të përballet me dënimin e heqjes së lirisë për 3-7 vite ose me një sanksionim monetar prej 1 milion rublash.
Gupimi për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit trans “Trans Coalition” u shpreh në një komunikatë “Ndjekja penale e një personi trans i cili e ka të nevojshme trajtimin mjekësor me hormone përbën një akt çnjerëzor dhe në mospajtim të plotë me normat ligjore ndërkombëtare”./k.m/
Burimi: Pink News