Një transgjinor 4 vjeçar ka vendosur të kalojë tranzicionin para se të shkojë në kopësht
Një fëmijë transgjinor 4-vjeçar ka vendosur të fillojë tranzicionin në Australi.
Vogëlushi pa emër ka vendosur të kalojë tranzicionin para se të fillojë kopshtin, dhe e ka filluar tashmë procesin.
Sipas njoftimeve, fëmija ka mbështetjen e departamentit të arsimit të New South Wales.
Ai do të jetë personi më i ri që do të kalojë tranzicionin në mënyrë të hapur në Australi, dhe do të ketë gjininë e tij të re kur të fillojë shkollën vitin e ardhshëm.
Pavarësisht se vendimi është marrë nga prindërit e fëmijës duke respektuar dëshirat e fëmijës në tranzicion, dhe mendimet e specializuara gjinore të profesionistëve mjekësorë, disa kanë sugjeruar se fëmija është “shumë i vogël”.
Duke folur për Mirror, Rose Cantall, psikologe klinike, tha se është “absolutisht shumë herët” për fëmijën të fillojë tranzicionin.
“Unë do të isha shumë e lëkundur dhe psikologë të tjerë do të thoshin të njëjtën gjë. Çdo gjë zhvillohet në atë moshë,” tha ajo për Evening Standard.
Pavarësisht disa hezitimeve të vogla nga disa avokatë transgjinorë, shumë kanë thënë se fëmijët që përjetojnë disfori gjinore(një gjendje e sikletshme ose një pakënaqësi e përgjithshme nga jeta) zakonisht e njohin veten.
Catherine McGregor, një aktiviste e të drejtave të transgjinorëve, ka thënë: “Në përvojën time, fëmijët me identifikimin të fortë ndër-gjinor kanë tendencë ta kuptojnë atë.”
Duke folur për Telegraph, psikologu klinik Michael Carr-Gregg tha se ka një dallim të qartë mes fëmijëve, të cilët, për shembull, eksperimentojnë me veshje të gjinisë së kundërt, dhe atyre që përjetojnë disfori gjinore.
Ai tha se ka një “ndryshim të madh mes fëmijëve që vishen si gjinia e kundërt dhe një fëmije që beson me çdo qelizë të qenies së tij se është në trupin e gabuar.”/A.A.