Një strehë e re për refugjatët gej në Berlin
Një grup për drejtat LGBT në Gjermani po hap një strehë të re në Berlin për refugjatët gej.
Projekti nga Schwulenberatung Berlin është në bashkëpunim me këshillin e qytetit dhe do të krijojë një strehë për më shumë se 120 persona, raporton euronews.com.
Grupi që qëndron pas projektit thotë se ata vendosën që ta hapnin strehën për shkak të abuzimit që emigrantët gej kanë vuajtur në hostele të ngjashme – disa prej të cilëve janë detyruar të largohen që andej.
“Ata janë refugjatë si gjithë refugjatët e tjerë, por ata janë gjithashtu kulturalisht të izoluar. Ata kanë përjetuar shumë dhunë “, shpjegoi Stephan Jaekel, kreu i departamentit të këshillëtarëve të refugjatëve LGBT të Berlinit.
“Fillon me dhunë psikologjike. Dhe shkon nga shprehja verbale e mosmiratimit në diskriminim e deri në dhunë fizike me krahë të thyer, hundë të thyera – ka pasur edhe disa përpjekje vrasjeje.
Mahmoud Hassino një refugjat 40-vjeçar gej nga Siria – tha se streha e re do të jetë një përmirësim i madh për njerëzit LGBT që kanë patur abuzime të tilla.
Hassino fillimisht mbërriti në Gjermani në vitin 2014, por u largua nga nga një strehë refugjatësh gati menjëherë për shkak të armiqësisë së refugjatëve të tjerë.
Gazetarët nga Associated Press që hetuan problemin, gjetën rezultatet e rasteve të dokumentuara në Gjermani, Holandë, Spanjë, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë.
Abuzimi zakonisht vinte nga refugjatët e tjerë, dhe ndonjëherë nga stafi i sigurisë dhe përkthyesit.
Associated Press thotë se rastet sugjerojnë një përplasje të mundshme kulturore, pasi shumë emigrantë vijnë nga vendet konservatore myslimane ku homoseksualiteti është ilegal.
Në dhjetor, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se refugjatët LGBT në Siri do të jenë midis grupeve “në rrezik” të cilët janë të pranueshëm për risistemim në Mbretërinë e Bashkuar.
David Cameron ka konfirmuar në shtator se Britania e Madhe do të marrë 20.000 refugjatë nga konflikti i Sirisë gjatë pesë viteve të ardhshme – duke përzgjedhur refugjatët në nevojë nga kampet e rajonit.
Ndërsa qeveria harton planet për Skemën e saj të Risistemimit, Mary Creagh e partisë së Punës ka bërë thirrje që refugjatëve të rrezikuar LGBT t’u jepet prioritet së bashku me grupet e tjera të rrezikuara.
Pasi edhe kolegu i saj i partisë Liberale Demokrate, Lord Scriven gjithashtu ngriti çështjen në Parlament, Home Office(është një department ministerial i Qeverisw Britanike, përgjegjës për emigracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin) këtë javë ka konfirmuar se “kriteret e cënueshmërisë” për procesin do të marrin parasysh edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor./A.A.